Ka nisur protesta në Tiranë në ditën e saj të 42-të. Në nisje të saj është kënduar edhe himni kombëtar nga të gjitë protestuesit.
Gazetari Ardit Hoxha raporton se si ditët e shtunave të shkuara, edhe sot është cilësuar si një protestë kombëtare me pjesmarrjen e diasporës dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë.
Mësohet se është pritur me kuriozitet për të parë se si do të vijojë protesta në kushtet kur në të njëjtën kohë po organizohet dhe koncerti i këngëtarit të njohur Kanye West, që do mbahet këtë mbrëmje në “Eagle Stadium”, në Kashar.


























