Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    I nxehti përvëlues, IHMK thirrje qytetarëve: Kujdes nga ekspozimi i zgjatur në diell

    I nxehti përvëlues, IHMK thirrje qytetarëve: Kujdes nga ekspozimi i zgjatur në diell

    Delegacioni i KQZ-së në vizitë zyrtare në SHBA

    Delegacioni i KQZ-së në vizitë zyrtare në SHBA

    Komandanti i Shtabit të NATO-s në Sarajevë vjen në Kosovë, pritet nga Ulutash, në fokus siguria në rajon

    Komandanti i Shtabit të NATO-s në Sarajevë vjen në Kosovë, pritet nga Ulutash, në fokus siguria në rajon

    Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

    Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

    Zëvendësministri i Mjedisit: Restoranti në Radoniq ka marrë njoftimin për mbyllje, vendimi zyrtar dorëzohet të hënën

    Zëvendësministri i Mjedisit: Restoranti në Radoniq ka marrë njoftimin për mbyllje, vendimi zyrtar dorëzohet të hënën

    Polonia: “Katastrofa humanitare” në Gaza po minon mbështetjen edhe në vendet “pro-Izraelit”

    Polonia: “Katastrofa humanitare” në Gaza po minon mbështetjen edhe në vendet “pro-Izraelit”

    Rasti i vjedhjes së mijëra eurove dhe arit në Leposaviq, Policia arresťon edhe të dyshuarin e katërt, detaje

    Rasti i vjedhjes së mijëra eurove dhe arit në Leposaviq, Policia arresťon edhe të dyshuarin e katërt, detaje

    Takimi Kurti–komandanti i KFOR-it anulohet për “rrethana të paparashikuara”

    Takimi Kurti–komandanti i KFOR-it anulohet për “rrethana të paparashikuara”

    Temperaturat e larta, nesër kufizohet qarkullimi në autoudhë për kamionët mbi 20 tonë

    Temperaturat e larta, nesër kufizohet qarkullimi në autoudhë për kamionët mbi 20 tonë

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Abraham: Stop dialogut të rremë Kosovë-Serbi – sulmi në “Ibër-Lepenc” i realizuar nga aktorë shtetërorë

01 Janar 2025, 16:29
në Kryesore
Abraham: Stop dialogut të rremë Kosovë-Serbi – sulmi në “Ibër-Lepenc” i realizuar nga aktorë shtetërorë
Share on FacebookShare on Twitter

Knut Abraham, deputeti i Bundestagut gjerman, është shprehur goxha kritik ndaj procesit të dialogut që po zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë për më shumë se 11-vjet.

Abraham ka propozuar që të ndërpritet procesi aktual i dialogut Kosovë-Serbi, nën ndërmjetësimin e BE-së, dhe në vend të tij, Unioni të fillojë dy procese bisedimesh – një me Kosovën dhe një tjetër me Serbinë – ndaras nga njëri-tjetri.

“Ky dialog i ri duhet të përfshijë rrugën e integrimit të secilit vend në BE. Procesi duhet të bazohet në merita dhe qëllimi përfundimtar duhet të arrihet brenda disa viteve të ardhshme”, tha Abraham për Klankosova.tv.

Në këtë intervistë, ai foli edhe për Asociacionin, për të cilin deklaroi se zyrtarët shtetërorë nuk mund ta kryejnë këtë punë. Sipas tij, Asociacioni “duhet të themelohet nga komuniteti serb në Kosovë”.

Ndër të tjera, deputeti gjerman ka dënuar sulmin në kanalin kryesor të ujit në “Ibër-Lepenc”, duke e drejtuar gishtin kah Serbia dhe Rusia, si fajtore potenciale.

“Për shkak të marrëdhënieve të ngushta mes Rusisë dhe Serbisë dhe vizitës së rregullt të zëvendëskryeministrit serb Alleksandar Vullin në Moskë, nuk mund të përjashtohet as përfshirja ruse” në këtë rast, u shpreh ai.

Rrugëtimi i Kosovës për në mekanizmat ndërkombëtarë, nuk duhet të ndalet, sipas tij. Hapi i menjëhershëm i ardhshëm i Kosovës duhet të jetë anëtarësimi në Këshillin e Evropës.

Intervista e plotë e Knut Abraham për Klankosova.tv:

Klankosova.tv: Më 29 nëntor, në Kosovë ndodhi një sulm në kanalin kryesor Ibër-Lepenc, duke dëmtuar një pjesë kyçe të infrastrukturës jetike të vendit, përfshirë ujin dhe rrymën. Institucionet e Kosovës për këtë akuzojnë Serbinë dhe Rusinë. Si e komentoni sulmin dhe kush mendoni se është përgjegjës?

Abraham: BE-ja me të drejtë e dënoi atë si një sulm terrorist. Shkalla e sulmit me 20 kilogramë eksploziv, ekzekutimi profesional i shpërthimit dhe lokacioni strategjik i sulmit që mund të kishte reduktuar prodhimin e energjisë në vend me 60 për qind dhe të kishte ndikuar në aksesin e ujit deri në 40 për qind të popullsisë, tregon se është realizuar nga aktorë shtetërorë. Pas përfshirjes së Serbisë në sulmin e Banjskës në shtator të vitit 2023, nuk do të ishte çudi nëse edhe këtu Serbia do të ishte pas sulmit. Sulmi i infrastrukturës jetike tw civile në dimër, që siguron ujë të pijshëm dhe energji elektrike është një akt terrorist që Rusia po kryen çdo ditë në Ukrainë. Për shkak të marrëdhënieve të ngushta mes Rusisë dhe Serbisë dhe vizitës së rregullt të zëvendëskryeministrit serb Aleksandar Vulin në Moskë, nuk mund të përjashtohet as përfshirja ruse.

Pasi hetimi i plotë të bëhet publik, është thelbësore të ndëshkohen autorët. Ndjenja e mosndëshkimit është shumë e rrezikshme. Deri më sot, përgjegjësit për sulmin në Banjskë nuk janë mbajtur përgjegjës dhe (Millan) Radoiçiq ende ecën lirshëm në Serbi. Për të shmangur sulmet e ardhshme terroriste, autorët duhet të mbahen përgjegjës.

“BE-ja të nis dialog me Kosovën e Serbinë – ndaras”

Klankosova.tv: Institucionet vendimmarrëse të Bashkimit Evropian tashmë kanë drejtues të rinj. Cila mendoni se do të jetë qasja e shefes së re të politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ndaj Ballkanit Perëndimor? A mendoni se ajo do të arrijë ta përfundojë procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?

Abraham: E mirëpres Kaja Kallas si përfaqësuesen e re të lartë të BE-së. Ajo e kupton rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, është e rëndësishme të kuptohet gjithashtu se dialogu mund të jetë kuptimplotë vetëm nëse të dyja palët kanë interes për normalizim. Nëse njëra palë është e përfshirë në sulme terroriste si Banjska, atëherë dialogu është një praktikë e kotë. Presidenti Vuçiq ka treguar vazhdimisht se Serbia nuk ka interes për normalizim, madje ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit. Gjendja aktuale e dialogut nuk të çon askund. Por kjo ofron gjithashtu një mundësi për udhëheqjen e re të BE-së dhe shtetet anëtare. Ata duhet t’i japin fund procesit të dialogut të rremë dhe në vend të kësaj të nisin dy dialogë bilateralë me Kosovën dhe Serbinë veç e veç.

Ky dialog i ri duhet të përfshijë rrugën e integrimit të secilit vend në BE. Procesi duhet të bazohet në merita dhe qëllimi përfundimtar duhet të arrihet brenda disa viteve të ardhshme. Nëse zgjerimi i BE-së deri në vitin 2030 nuk është i mundur për shkak të reformave të brendshme të BE-së, atëherë BE-ja duhet të bëjë një ofertë po aq tërheqëse si një hap i përkohshëm: të ofrojë anëtarësim të plotë në tregun e përbashkët të BE-së me katër liritë. Parlamenti Evropian bëri thirrje për këtë në një rezolutë të përbashkët në dhjetor tw vitit 2023: “që BE-ja të sigurojë që do të përgatitet për të mirëpritur çdo vend kandidat për në BE … në tregun e përbashkët të BE-së sapo [ai] të ketë demonstruar aftësinë e tij për të marrë përsipër obligimet e kërkuara dhe të vendosë një sundim të fortë të ligjit”. Ky duhet të jetë edhe prioriteti i Komisionit të ri të BE-së dhe një rrugëdalje nga ngërçi aktual i dialogut.

“Asociacioni të themelohet nga komuniteti serb”

Klankosova.tv: Për më shumë se 11 vite Kosova dhe Serbia janë në një proces negociatash. A mendoni se duhet themeluar Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe?

Abraham: Kosova duhet të përmbushë të gjitha kriteret për anëtarësim në BE. Kjo përfshin sundimin e ligjit dhe të drejtat e pakicave. Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, megjithatë, nuk mund të krijohet nga lart-poshtë nga zyrtarët shtetërorë, por duhet të themelohet nga komuniteti serb në Kosovë. Kjo është edhe procedura standarde në BE. Deri më tani, komuniteti serb nuk ka bërë asnjë propozim për krijimin e një Asociacioni në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Klankosova.tv: Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kenë një administratë të re nga janari. A mendoni se do të ketë më shumë presion për të përfunduar dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?

Abraham: Për sa kohë që dialogu ka humbur qëllimin e tij kryesor të “normalizimit”, asnjë aleat nuk mund të imponojë një rezultat tjetër. Prandaj duhet marrë një strategji krejt tjetër. Kontributi ushtarak i ShBA-së në KFOR është i rëndësishëm për stabilitetin dhe devijimin ushtarak. Megjithatë, ekziston rreziku, administrata e ardhshme amerikane do të jetë më pak e interesuar të angazhohet me rajonin. Kjo do të krijonte një vakum sigurie. Kjo e bën një qasje dhe ofertë të re të BE-së edhe më urgjente dhe më të nevojshme. Duke ofruar një perspektivë të ardhshme paqeje dhe stabiliteti, duke integruar vendet në tregun e përbashkët të BE-së deri në vitin 2030, BE-ja mund të bëjë një ndryshim thelbësor edhe me më pak përfshirje të ShBA-së.

Klankosova.tv: Kosova ka vite që punon për t’u bërë pjesë e mekanizmave ndërkombëtarë. Kur mendoni se Kosova mund të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s?

Abraham: Hapi i menjëhershëm i ardhshëm i Kosovës duhet të jetë anëtarësimi në Këshillin e Evropës. Kosova i ka përmbushur kushtet, siç u tha nga Asambleja Parlamentare në prill 2024. Tani qeveritë evropiane duhet të ndjekin vlerësimin objektiv dhe ta mirëpresin Kosovën në vitin 2025. BE-ja gjithashtu duhet të mirëpresë aplikimin e Kosovës për në Union dhe të ofrojë qasje në tregun e përbashkët deri në vitin 2030 nëse plotësohen të gjitha kushtet, siç ka bërë Parlamenti Evropian në dhjetor 2023. Ky duhet të jetë prioriteti kryesor si për Kosovën ashtu edhe për BE-në. Kjo do ta bënte gjithashtu anëtarësimin në NATO më të arritshëm në të ardhmen.

“Politika aktuale e BE-së po dështon”

Klankosova.tv: Ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor ka kohë që është i dukshëm, kështu thonë ndërkombëtarët, por edhe liderët e Kosovës, të cilët e akuzojnë Serbinë si bashkëpunëtore. Kush mendoni se po i jep hapësirë ​​Rusisë për t’u zgjeruar në Ballkan? Cila do të ishte zgjidhja sipas jush?

Abraham: Për sa kohë që nuk ka perspektivë të besueshme të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, rajoni është më i cenueshëm ndaj ndikimeve të huaja malinje. Sidomos në Serbi dhe Republika Sërpska, ne jemi dëshmitarë gjatë viteve të fundit se si është rritur ndikimi rus dhe se politikanët serbë mbajnë lidhje të ngushta me qeverinë ruse. Kjo duhet marrë shumë seriozisht dhe duhet të shërbejë si një alarm zgjimi për BE-në se politika aktuale po dështon. Ne tani kemi nevojë për një politikë të re, të besueshme zgjerimi, me një objektiv të arritshëm deri në vitin 2030.

Klankosova.tv: Gjermania dhe Kosova janë aleate prej vitesh. Çfarë mendoni se duhet bërë më mirë në marrëdhëniet mes dy vendeve, a duhet të thellohet bashkëpunimi?

Abraham: Si një aleat i ngushtë i Kosovës, por edhe si një shtet i madh anëtar i BE-së, Gjermania duhet të mbështesë rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE, dhe anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës në Komitetin e Ministrave. Kjo gjithashtu përfshin heqjen e sanksioneve të pajustifikuara të BE-së të vendosura kundër Kosovës në qershor të vitit 2023. Kjo do të forconte marrëdhëniet tashmë të forta mes të dy vendeve.

Klankosova.tv: Gjermania pritet të hyjë së shpejti në zgjedhje. A shihni ndonjë ndryshim të mundshëm në qasjen ndaj Kosovës? A mund të ndryshojnë marrëdhëniet mes dy vendeve?

Abraham: Qeveria e ardhshme gjermane ka shumë të gjasa të udhëhiqet nga partia ime, CDU (Partia Demokratike Kristiane), e cila ishte aktualisht në opozitë. CDU mbështet idenë e ofrimit të anëtarësimit në tregun e përbashkët si një hap i përkohshëm dhe njeh rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor për Evropën. Kjo mund të jetë një mundësi për të rifilluar politikën e BE-së edhe ndaj Kosovës. /Klankosova.tv

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

I nxehti përvëlues, IHMK thirrje qytetarëve: Kujdes nga ekspozimi i zgjatur në diell

I nxehti përvëlues, IHMK thirrje qytetarëve: Kujdes nga ekspozimi i zgjatur në diell

7 orë më parë
Delegacioni i KQZ-së në vizitë zyrtare në SHBA

Delegacioni i KQZ-së në vizitë zyrtare në SHBA

7 orë më parë
Komandanti i Shtabit të NATO-s në Sarajevë vjen në Kosovë, pritet nga Ulutash, në fokus siguria në rajon

Komandanti i Shtabit të NATO-s në Sarajevë vjen në Kosovë, pritet nga Ulutash, në fokus siguria në rajon

7 orë më parë
Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

8 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH