Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten

    MF-ja dhe KfW-ja nesër nënshkruajnë marrëveshje 12.6 milionëshe për mbeturinat në tri qytete

    Murati: Projekti 80-milionësh për Termokosin po rrezikohet nga keqmenaxhimi

    Ardian Gola: Opozita po sillet si “rebelë pa kauzë”

    Ardian Gola: Opozita po sillet si “rebelë pa kauzë”

    Protesta në Tiranë, qytetarët në ditën e 74-të të protestës

    Protesta në Tiranë, qytetarët në ditën e 74-të të protestës

    Sinani falënderon Qeverinë për mbështetjen ndaj Luginës

    Sinani falënderon Qeverinë për mbështetjen ndaj Luginës

    Policia publikon fotografinë e të dyshuarit për vrasjen në Podujevë, kërkon ndihmë për arrestimin e tij

    Arresťohet personi që kërcëńoi Ramush Haradinajn

    Të martën, Kurti bën homazhe në përvjetorin e masakrës së Qyshkut

    Prokuroria ndërmerr veprime urgjente lidhur me këŕcënimin ndaj Ramush Haradinajt

    Qeveria miraton disa projektligje

    Mblidhet Qeveria, merr disa vendime

    Zulfaj: Kosova ka argumente të fuqishme për statusin kandidat në BE

    Zulfaj: Kosova ka argumente të fuqishme për statusin kandidat në BE

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Akti terrorist në Banjskë i organizuar duke përdorur mitin e Vidovdanit”- çfarë u tha në konferencën e Institutit “Octopus”

28 Qershor 2025, 12:18
në Lajme
Rasti ‘Banjska’, seanca më 17 prill, s’ka vendim për gjykim në mungesë
Share on FacebookShare on Twitter

Serbia po promovon narrativën se kanë prejardhje ilire, duke përvetësuar atë çka është e shqiptarëve.

Kështu u tha në konferencën e Institutit për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, ku u diskutua mbi temën “Vidovdani midis mitit dhe gjeopolitikës, roli i tij në projektin serb”.

Në këtë konferencë u theksua Vidovdani ka luajtur rol destabilizues duke nxitur tensione ndëretnike dhe përçarje politike.

Tutje u tha se akti terrorist në Banjskë është organizuar dhe furnizuar duke përdorur mitin e Vidovdanit, raporton KosovaPress.

Hulumtuesi i lartë, Gurakuç Kuçi deklaroi se serbët po propagandojnë me narrativën se kanë prejardhje ilire.

“Ka tani një narrativë serbe që është duke u promovuar vazhdimisht, është që serbët kanë prejardhje ilire, kanë marrë vajza dhe djemtë të cilët bëjnë fotografi para manastireve në Kosovë me veshje ilire dhe këto i paraqesin nëpër simpoziume të ndryshme akademike por edhe në rrjete sociale dhe kudo që iu jepet mundësia që kanë një prejardhje të tillë. Pra, po arrin niveli i propagandës deri në një çështje që ata edhe pse janë të ardhur në fund të shekullit 6, në fillim të shekullit të 7, atëherë ata mundohen të përvetësojnë atë çka është e shqiptarëve”, deklaroi ai.

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi tha se miti i Vidovdanit zë vend qendror në mitologjinë politike serbe.

“Vidovdani ka luajtur rol destabilizues, duke nxitur tensione ndëretnike, përçarje politike dhe frikë ekzistenciale ndër popullsinë jo serbe, sidomos tek shqiptarët e Kosovës. Ky mit funksionon si një instrument strategjik i mobilizimit ku e kaluara historike – Beteja e Kosovës-, është ripërpunuar për të justifikuar qëndrime revizioniste dhe ndërhyrëse në realitetin bashkëkohor. Kjo retorikë përkthehet në praktika të tilla si ndërhyrje në çështje të brendshme të Kosovës, përmes strukturave paralele serbe në veri të vendit, fuqizimin e diskursit të kërcënimit ndaj serbëve të Kosovës për të justifikuar prezencën ose ndërhyrjen eventuale ushtarake, zhvillimin e doktrinave të sigurisë dhe mbrojtjes në Serbi, të cilat përfshijnë Kosovën si pjesë të pandashme të territorit shtetëror”, deklaroi ai.

Përvjetori i Vidovdanit, sipas Gashit, është platformë për aktivizim simbolik dhe operativ të strukturave.

“Raportet e agjencioneve vendore të informacionit dhe sigurisë, si dhe burime të hapura ndërkombëtare konfirmojnë se grupet paramilitare dhe kriminale në veri të Kosovës, siç ishte rasti i aktit terrorist në Banjskë janë organizuar dhe furnizuar përmes linjave të sofistikuara dhe mbështetjes logjistike dhe operative nga Serbia duke përdorur mitin e Vidovdanit për mobilizim dhe justifikim. Në këtë kontekst, përvjetorët e Vidovdanit nuk janë vetëm ceremoni përkujtimore por edhe platformë për aktivizim simbolik dhe operativ të këtyre strukturave, shpesh të pranishme në tubime me uniforma simbolike ushtarake, thirrje nacionaliste të cilat nxisin frikë dhe pasiguri në mesin e qytetarëve jo serbë”, shtoi ai.

Dekani në kolegjin “Universum”, Stephan Keck ka dhënë pikëpamjet e tij në mënyrë të gjerë për çështjen e miteve, për çka tha se Beteja e Kosovës shpejt është bërë subjekt i mitologjisë.

“Beteja e Kosovës u bë shpejt subjekt i mitologjisë – si shumë mite historike – e përshtatur për të pasqyruar rrethanat historike të mëvonshme. Për të paktën dy vende, është pjesërisht histori dhe pjesërisht mit, me rrënjë të shumëfishta fetare dhe një lidhje të çuditshme kalendarike me një numër ngjarjesh historike. Është ngjarja e përsosur për t’u ngarkuar me kuptime të fshehta. Ky punim do të kontribuojë në këtë diskutim duke ofruar shembuj të tjerë të mënyrës se si historia shndërrohet në mit. Kam përzgjedhur tre raste studimore, dhe ato janë nga vende të largëta”, u shpreh ai.

Edhe profesori nga Institutit të Albanologjisë, Zymer Neziri tha se kisha dhe shteti serb përdorë shenjtorë për qëllime të tyre nacionaliste dhe shoviniste.

“Politika shtetërore serbe është një instrument politik i shtetit serb para dhe pas Millosheviqit edhe tash me Vuçiqin dhe të tjerët që do të vijnë pas tij, sepse nuk pritet ndonjë ndryshim për qëndrime çfarë kanë pasur deri më sot ndaj çështjes shqiptare dhe është një politikë për të mburrur para brezave me fitoren e pa qenë të vitit 1389 për të rrëmbyer fitoren e tjetrit dhe për të mohuar koalicionin me fqinjët dhe për kthyer humbjen në fitore. Politika kishtare serbe me betimin e saj në Prishtinë të monumentit i betejës të vitit 1389 kërkojnë që Shën Vidi t’ua fal krimet që i bën ndaj shqiptarëve fqinjë por edhe për t’i bekuar që të vazhdojnë me gjenocidin dhe etnocidin në fillim të shekullit 21”, u shpreh ai.

Në konferencë u tha se elementet e mitit Vidovda  janë ruajtur, riambalazhuar e sofistikuar gjatë regjimit të Aleksandër Vuçiqit. /KP/

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten

43 minuta më parë
MF-ja dhe KfW-ja nesër nënshkruajnë marrëveshje 12.6 milionëshe për mbeturinat në tri qytete

Murati: Projekti 80-milionësh për Termokosin po rrezikohet nga keqmenaxhimi

1 orë më parë
Skender Llugiqi ndalohet për 48 orë pas thirrjes për p*shkatimin e Ramush Haradinajt

Skender Llugiqi ndalohet për 48 orë pas thirrjes për p*shkatimin e Ramush Haradinajt

1 orë më parë
Ardian Gola: Opozita po sillet si “rebelë pa kauzë”

Ardian Gola: Opozita po sillet si “rebelë pa kauzë”

2 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH