Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Nata e 21-të e protestës në shesh, kërkohet ndryshimi i ligjit për Specialen

    Hoxha pret në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash

    Reagon Kurti: Vazhdojmë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare

    Kurti: E votojmë ligjin nëse PDK-ja na garanton votën për Konjufcën ose Rushitin

    Sveçla takon kreun e KFOR-it, vlerëson bashkëpunimin në siguri

    Ambasadori i Kosovës në Francë i dorëzon kredencialet presidentit Macron

    Protestuesit e kthejnë fizikisht brenda rrethojave deputetin e LVV-së që tentoi të dalë nga Kuvendi

    Një muaj paraburgim për su*muesit e deputetit të VV-së

    Haradinaj padit Specialen dhe shtetet financuese

    Nasim Haradinaj: Sonte ka me qenë qetë, deputetët s’na bëjnë lazëm për protestë të ashpër

    Izr@eli: Gati 30.000 të pl@gosur po përballen me trauma psikologjike që nga fillimi i lúftës në G@za

    Vetëvendosje shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për Kryeministër për zgjedhjet e 9 shkurtit

    LVV-ja i drejtohet Kushtetueses për sqarim lidhur me kompetencat presidenciale pas skadimit të mandatit

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Prokuroria autorizon IPK-në për hetimin e veprimeve të Policisë dje

    A e dini se Shqipëria dhe Turqia kanë një Traktat të Miqësisë së Përjetshme?

    Armiqtë brenda nesh

    Armiqtë brenda nesh

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Ardian Gola: Opozita po sillet si “rebelë pa kauzë”

12 Gusht 2026, 21:33
në Lajme
Ardian Gola: Opozita po sillet si “rebelë pa kauzë”
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, ka reaguar për zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar opozitën si “rebelë pa kauzë”, shkruan Kosova Post.

Përmes një postimi në Facebook, Gola tha se veprimet e opozitës nuk burojnë nga një vizion alternativ për shtetin apo demokracinë, por nga nevoja për të qenë kundër, duke shtuar se kundërshtimi është shndërruar në qëllim në vetvete.

Sipas tij, opozita po përpiqet të imitojë format e opozitarizmit të dikurshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, por pa pasur kauzat politike që, sipas Golës, e kanë bërë bindës atë opozitarizëm, si kundërshtimi i marrëveshjeve me Serbinë, lufta kundër korrupsionit dhe kritikat ndaj mënyrës së dialogut.

Ai vlerësoi se imitimi i formës pa përmbajtje prodhon “më shumë parodi sesa alternativë”, duke argumentuar se qytetarët nuk binden nga format e konfrontimit, por nga kauzat që përfaqësohen.

Në fund të reagimit, Gola tha se Lëvizja Vetëvendosje mbetet e përkushtuar ndaj, siç u shpreh ai, respektimit të vullnetit qytetar dhe mbrojtjes së institucioneve të Republikës, duke theksuar se kjo është kauza nga e cila partia nuk do të tërhiqet.

Postimi i pltë:

Rebelë pa kauzë

Drama e sotme e opozitës në Kuvend, pikërisht në ditën e rezervuar për pritjen e mërgatës sonë të dashur, ma kujtoi nocionin e Olivier Roy-t, “rebelë pa kauzë”. Edhe pse i formuluar në një kontekst krejtësisht tjetër, ai shërben si një analogji domethënëse për të kuptuar opozitarizmin e sotëm, i cili, siç po dëshmohet çdo ditë e më shumë, është i zhveshur nga çfarëdo kauze. Ai nuk buron nga ndonjë vizion alternativ, i mirë jo se jo, për shtetin apo demokracinë, por nga nevoja për të qenë kundër. Kundërshtimi bëhet qëllim në vetvete, ndërsa kauza kërkohet vetëm për ta justifikuar atë.

Por duke qenë e varfër në përmbajtje, opozita e sotme s’ka si të jetë e pasur në strategji. Prandaj ajo sot imiton format e opozitarizmit të dikurshëm të Lëvizjes Vetëvendosje duke dashur ta radikalizojnë qytetarin e Republikës së Kosovës. Mirëpo, të imitosh në formë, por pa kauzë e pa përmbajtje, të bën qesharak. Ngase nuk radikalizon forma, por përmbajtja.

Përmbajtja që e ka radikalizuar debatin politik dhe po vazhdon t’i jep përkrahje prej hiq më pak se 50% Lëvizjes Vetëvendosje, nuk ka qenë mënyra si është bërë opozitarizmi, por kauzat mbi të cilat është ndërtuar ai opozitarizëm: kundërshtimi i marrëveshjeve me Serbinë, kritika ndaj mënyrës së dialogut, lufta kundër korrupsionit e kapjes së shtetit etj. Dhe po, në atë rrugëtim LV ka përdorur edhe forma të pazakonta e nganjëherë edhe të dhunshme të përballjes politike me pushtetin e atëhershëm. Ka pasur protesta të tensionuara, përplasje në Kuvend, gaz lotsjellës dhe bllokim të punës në Kuvend.

Sot, disa prej atyre që atëherë e kritikonin këtë qasje, po e replikojnë mekanikën e dikurshme opozitare të LV-së. Por këtu qëndron problemi: mund ta kopjosh skenografinë, mund ta kopjosh zhurmën, mund ta kopjosh retorikën dhe madje edhe format e konfrontimit. Por nuk mund ta kopjosh kauzën. Sepse opozitarizmi nuk bëhet bindës vetëm pse është agresiv. Bëhet bindës kur ekziston një arsye që e bën qytetarin të besojë se po lufton për diçka. Nuk mjafton të bësh atë që dikur bënte LV-ja. Duhet të kesh diçka për të cilën qytetari është i gatshëm të të japë besimin. Me fjalë të tjera, duhet të kesh kauzë. Por problemi i opozitës sot nuk është vetëm mungesa e kauzës, por fakti se kopjon mekanikisht një opozitarizëm që nuk i përgjigjet më realitetit politik.

Prandaj, kur opozita e sotme tenton ta imitojë strategjinë opozitare të LV-së, pa pasur një përmbajtje të re politike, rezultati është më shumë parodi sesa alternativë. Kështu opozitarizmi i sotëm pushon së qeni alternativë, n’fakt jo që ka qenë ndonjëherë, dhe shndërrohet në karikaturë të asaj që dikur kritikonte.

Ndërkohë që opozita vazhdon të mbetet e mjegullt në orientimet e saj, LV-ja qëndron e palëkundur në kauzën për ruajtjen e parimit themelor të demokracisë: respektimin e vullnetit qytetar dhe mbrojtjen e institucioneve të Republikës, duke mos lejuar që ato të kthehen në plaçkë të matematikave paszgjedhore. Kjo do t’i jep fund një trashëgimie të sëmurë politike, ku qeverisja, në vend se të pasqyronte rezultatin zgjedhor, deformohej nga pazaret paszgjedhore. Në një demokraci funksionale, vullneti qytetar duhet të përkthehet proporcionalisht në përgjegjësi qeverisëse. Kjo është kauza e LV-së, për të cilën s’do të lëshojmë pe.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Nata e 21-të e protestës në shesh, kërkohet ndryshimi i ligjit për Specialen

Nata e 21-të e protestës në shesh, kërkohet ndryshimi i ligjit për Specialen

2 minuta më parë
Hoxha pret në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash

Hoxha pret në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash

24 minuta më parë
Reagon Kurti: Vazhdojmë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare

Kurti: E votojmë ligjin nëse PDK-ja na garanton votën për Konjufcën ose Rushitin

30 minuta më parë
Sveçla takon kreun e KFOR-it, vlerëson bashkëpunimin në siguri

Sveçla takon kreun e KFOR-it, vlerëson bashkëpunimin në siguri

2 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH