Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka arrestuar tre persona, të cilët dyshohet se kanë kryer vjedhje të rënda në Prishtinë.
Puna e zyrtarëve policorë ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarve: E.P., (18 vjeç), E.H., (26 vjeç) dhe E.P., (16 vjeç), shtetas i Republikës së Kosovës.
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka vazhduar me veprimet e mëtejme lidhur me personat e dyshuar dhe, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është marrë vendimi për ndalimin e tyre.


























