Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se ka arrestuar në Durrës një shtetas i Shqipërisë që po kërkohej nga autoritetet e Kosovës për “trafikim të njerëzve. ”
47-vjeçari D.R. i lindur në Mirditë, është pronar i një lokale nate në Prishtinë, siç është njoftuar nga Policia e Shqipërisë.
Ai është dënuar nga Gjykata Themelore e PRishtinës prë “trafikim të njerëzve.
“I akuzuar në Kosovë, për trafikim personash, vihet në pranga në lagjen nr.13, me qëllim ekstradimin, 47-vjeçari, pronar i një lokali nate, në Prishtinë. Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, si dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, Forca e Posaçme Operacionale dhe Seksioni kundër Trafiqeve, të DVP Durrës, kapën në lagjen nr.13 dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Kosovë, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar D. R., 47 vjeç, i lindur në Mirditë. Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikim personash”. Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për të finalizuar ekstradimin e shtetasit D. R.”, thuhet nga Policia e Shqipërisë.