Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person në Jarinje, në kuadër të hetimeve për një rast të mëhershëm të dyshuar për “Falsifikim të dokumenteve”, përcjell KosovaPost.
Sipas Policisë, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda ka arrestuar të dyshuarin I.S., i lindur në vitin 1985.
Pas arrestimit, për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit është kryer edhe kontroll në shtëpinë e të dyshuarit në Leposaviq.
“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 45 copë fishekë të calibrave të ndryshëm dhe disa pjesë të uniformës”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, si prova materiale lidhur me rastin e “Falsifikimit të dokumenteve”, është sekuestruar edhe një telefon personal i tipit Redmi 5G.
Ndërsa në cilësinë e provave materiale për rastin ‘’Falsifikim i dokumenteve’’ është sekuestruar një telefon personal, i tipit REDMI 5G.
Policia ka bërë të ditur se veprimet e mëtejshme hetimore do të ndërmerren në bashkëpunim me organet e drejtësisë.


























