Në një familje në rrugën ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë, një burrë dyshohet se nën ndikim të alkoolit, ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij.
21-vjeçari si pasojë e dhunës së përjetuar ka marrë lëndime trupore, për çka ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që rastin e ka denoncuar edhe në Polici.
Bazuar në dëshminë e tij dhënë organeve të hetuesisë, i dyshuari në gjendje të dehur e ka sulmuar të birin duke e goditur me boks dhe më pas i njëjti dyshohet edhe ta ketë kërcënuar.
Si rezultat i denoncimit, 65-vjeçari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Dhunë në familje’.