Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami i ka bërë thirrje publike ministrit aktual të Financave, Hekuran Murtatit që të përballen me debat.
Bajrami shprehet që e pret Muratin në studio, ‘për huqjet e saj dhe të tij”, përcjell KosovaPost.
“Hekuran, eja në studio flasim për huqjet e mia e tuat. Këto të dhëna janë të BQK-së, janë qarkullim që qytetarët i bëjnë me overdraft. Shihe ku i ke shifrat për muajin dhjetor prej 2018 deri në 2023. E dita që ke me reagu, në emër të lirisë së fjalës. Të pres në studio!”, ka shkruar ish-ministrja.