Opinionisti Labinot Balaj është shprehur se në raport me çështjen e ish-krerëve të UÇK-së të dënuar në Hagë, nuk sheh ndonjë lëvizje tjetër politike që ka ndërmarrë më shumë veprime sesa Vetëvendosje.
Ai u shpreh se kjo është dëshmuar edhe përmes aktiviteteve protestuese që nga votimi i Speciales.
“Nuk ka lëvizje politike ose bartës të një partie politike që i ka dalë hakut më shumë çështjes së krerëve të luftës që gjykohen në Hagë. T’u u nisë prej aktiviteteve protestuese që kanë qenë të dendura në Hagë, prej votimit të gjykatës…”, tha Balaj në Rubikon të Klan Kosova.
Ai përmendi edhe veprimet e Vetëvendosjes në Kuvend, duke theksuar se, sipas tij, ato nuk kanë qenë vetëm deklarative.
“Edhe aktivitetet protestuese, po edhe aktivitete kështu në trajtë më formale qysh është abstenimi ose moskrijimi dhe i kushteve për votim të gjykatës. Domethënë e ka blloku disa herë Kuvendin e Republikës së Kosovës”, u shpreh ai.


























