Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është “i pasaktë, i padrejtë dhe i rëndë”, përcjell KosovaPost.
Kurti i bëri këto komente pas takimit me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, në Nju Jork, ku të dy ndodhen në kuadër të javës së nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Kryeministri tha se gjatë takimit ka theksuar se Kosova dhe Kroacia janë dy vende që kanë luftuar për çlirim dhe pavarësi nga regjimi i Slobodan Millosheviqit.


























