Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    KEDS-i vazhdon investimet në rrjet, tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

    SHBA-ja rithekson thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë

    SHBA-ja rithekson thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë

    Konfirmohet vdekja e një personi në aksidentin e Mitrovicës

    6 të lëndúar nga aksídenti në Sllatinë

    Kosova dhe Shqipëria do përdorin automjete të SHBA-ve për mision në G@za

    Kosova dhe Shqipëria do përdorin automjete të SHBA-ve për mision në G@za

    Putin uron Vuçiqin: Rusët dhe serbët qëndruan krah për krah në luftë kundër armiqve të përbashkët

    Serbia kërkon ndihmë nga Rusia për t’i luftuar zjarret në natyrë

    Thaçi: “Më ka marrë malli të jetoj i lirë në botën e lirë”

    Thaçi: “Më ka marrë malli të jetoj i lirë në botën e lirë”

    Rizvanolli kërkon hetime urgjente për vdekjen e punëtorit në KEK

    Rizvanolli kërkon hetime urgjente për vdekjen e punëtorit në KEK

    Fetoshi: Letra e Vuçiqit drejtuar NATO-s, kundër NATO-s

    Fetoshi: Letra e Vuçiqit drejtuar NATO-s, kundër NATO-s

    Pacolli: Vazhdon pastrimi i zonës përreth Liqenit të Radoniqit

    Pacolli: Vazhdon pastrimi i zonës përreth Liqenit të Radoniqit

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Bashkë, por të ndarë: Sekretet e Mostarit në Bosnjë e Hercegovinë

15 Nëntor 2024, 13:47
në Lajme, RAJON
Bashkë, por të ndarë: Sekretet e Mostarit në Bosnjë e Hercegovinë
Share on FacebookShare on Twitter
Nga Oliverda Allmuça

Kanë kaluar më shumë se 30 vite që nga Lufta e Bosnjës, por pasojat e këtij konflikti të përgjakshëm që la të vrarë mijëra njerëz dhe largoi nga shtëpitë miliona të tjerë, qëndrojnë ende gjallë në qytetin e Mostarit.

Kur zbrita nga acari i qytetit malor të Livnos për të shkuar drejt kryeqytetit historik të rajonit të Hercegovinës në Bosnjë dhe Hercegovinë, më këshilluan që pallton ta lija në shtëpi. Termometri më 9 nëntor në Mostar, shënonte plot 25 gradë.

Megjithatë temperaturat e pazakonta që në stinën e verës mund të arrijnë deri në 47 gradë, nuk janë e vetmja gjë që të bën ҫudi në këtë vend.

Objektet fetare më të larta

Një luftë moderne, e vështirë për t’u dalluar nga syri i lirë i një turisti, shpaloset në planin urbanistik të qytetit.

Në thuajse 3 dekada, rrënojat e Kishës Françeskane në anën Perëndimore të qytetit pësuan transformime të shpeshta, derisa në fund, i hapën vendin një kulle 107 metra të lartë, e gjitha në disproporcion të dukshëm arkiteturor me hapësirën përreth.Bashkë, por të ndarë: Sekretet e Mostarit në Bosnjë e

Në tymnajat e bisedave të shkurtra me banorët që nuk e kuptojnë ose e refuzojnë anglishten, kuptoj se provokimet fetare, janë të shpeshta në qytet, nga të gjitha palët.

Bashkë, por të ndarë: Sekretet e Mostarit në Bosnjë e

Një prej grave që shiste në rrugicat e pazarit dhe që një në tre fjalë më kërkon të mos e fotografoj, tregon me fjalë të pakta se në një rast feste kur myslimanët po laheshin në ujërat e lumit Neretva, kroatët hodhën derra të therur në lumë për të provokuar besimin e tyre.

Sipas saj, tingujt e kambanave të kishave përzihen pa u kuptuar me Ezanin që vjen nga xhamitë, ndërsa mes komuniteteve nuk ka role të ndara, të gjithë janë edhe agresorë, edhe viktima.

Një mur “imagjinar”-vula e luftës

100 mijë njerëz mbetën të vrarë gjatë luftës së viteve 1992-1995 në Bosnjë, ndërsa Mostari ishte një nga frontet më të ashpra, ku si në asnjë qytet tjetër, komunitetet për shkak të afërsisë fizike, u përballën në kushte shumë mizore. Në fund boshnjakët u dëbuan me forcë dhe 80 mijë njerëz mbeten të ndarë në Lindje dhe Perëndim.

Bashkë, por të ndarë: Sekretet e Mostarit në Bosnjë e

Nëse më parë kroatët, boshnjakët dhe serbët e Bosnjës dashuroheshin dhe miqësoheshin pa pyetur për besimin fetar apo përkatësinë etnike, konflikti ngriti mure dhe ndasi të reja duke vendosur një vulë sa shpirtërore, aq edhe fizike për të gjithë jetën në qytet, ku tashmë fëmijët rriten dhe edukohen për të mos u përzierë me “ata, të tjerët”.

Në Mostar ka dy spitale qendrore, dy qendra policore, dy stacione zjarrfikësish, dy terminale të transportit publik, dy  sisteme paralele të furnizimit me ujë dhe po ashtu edhe të energjisë elektrike, të gjitha të krijuara për t’i shërbyer komuniteteve ndarazi.

Amna Popovac, aktiviste në Bosnjë e Hercegovinë tregon se edhe sistemet arsimore janë të ndara përmes vijës së parë të frontit.

Ajo thotë se në qytet “ka kopshte të veçanta, shkolla fillore dhe të mesme, si dhe universitete për boshnjakët (myslimanët) dhe kroatët (katolikët). Kurrikulat janë në të njëjtën kohë të njëjta dhe po aq të ndryshme. Njëri grup e mëson matematikën në gjuhën boshnjake, ndërsa të tjerët në gjuhën kroate.  I vetmi komunitet që vihet përballë zgjedhjes, është ai serb (ortodoks), që mund të vendosë në cilën shkollë do ta dërgojë fëmijën, në atë boshnjake apo kroate.”

Ka edhe raste të rralla kur institucionet arsimore janë të bashkuara, kjo ndodh kryesisht në fshatra dhe ku nxënësit detyrohen të shkollohen me dy turne.

Një shembull tipik është rasti i gjimnazit të Mostarit, ku nën presionin e komunitetit ndërkombëtar në vitin 2003, shkollat ​​e mesme kroate dhe myslimane u integruan zyrtarisht.

Bashkë, por të ndarë: Sekretet e Mostarit në Bosnjë e

Megjithatë kjo nuk bëri gjë tjetër, veҫse krijoi hapësirë për një sistem të ri, ku edhe pse brenda të njëjtës godinë, studentët kroatë dhe boshnjakë edukohen ndryshe. Edhe pse ndajnë të njëjtën hapësirë, ashtu si vaji dhe uji, ata nuk përzihen.

Sistemi arsimor, thotë Popovac, e mbështet ndarjen, pasi në këtë mënyrë i shërben agjendës së partive etnike në pushtet.

Shkatërrimi i urës

Një nga pikat më të vizituara në Bosnjë dhe Hercegovinë, “Stari Most” që do të përkthehej si Ura e Vjetër, i përket shekullit të XVI, është ndërtuar nga otomanët dhe lidh dy pjesët e qytetit të vjetër.

Bashkë, por të ndarë: Sekretet e Mostarit në Bosnjë e

Pavarësisht se sot gëlon nga turistët nga e gjithë bota, që u japin para të rinjve të qytetit për një hedhje spektakolare në ujërat e Neretvas, pjesërisht monumenti është i rindërtuar.

Bashkë, por të ndarë: Sekretet e Mostarit në Bosnjë e

Qëlloi që rastësisht Urën e pashë për herë të parë në përvjetorin e shkatërrimit të saj.

31 vite më parë, më 9 nëntor 1993 tanket kroate goditën nga mali Hum, me një lartësi prej 33 metrash, strukturën unike dhe mjeshtërore të monumentit, duke thyer kështu përfundimisht simbolin e bashkëjetesës paqësore të kulturave dhe feve në rajon dhe në Evropë.

Bashkë, por të ndarë: Sekretet e Mostarit në Bosnjë e

Struktura e rindërtuar mund të dallohet lehtazi, si ҫdo gjë e thyer dhe e ngjitur sërish. Harku qendror shndërrin nga gurët e vendosur me kujdes në vite të vona, ndërsa shtëpitë ngjitur me buzët e saj mbajnë hijen dhe ngjyrën e errët të lagështirës së shekujve.

Adnan Hunoviҫ, shitës në Pazar, rrëfen se rindërtimi i urës së Mostarit siҫ njihet në të gjithë botën, nisi në vitin 2002 me ndihmat e ndërkombëtarëve. Shumë nga gurët që kishin rënë në lumë pas bombardimit, sipas Hunoviҫ u përdorën për rindërtimin e saj.

Bashkë, por të ndarë: Sekretet e Mostarit në Bosnjë e

Mbi gurët tashmë të lëmuar të rrugëve të qytetit të vjetër, përpos reflektimit të shkrepjes së kamerave të vizitorëve, nuk mund të gjesh gjurmë të kroatëve.

Në kafenetë e qytetit, mësova për rastin e një djali të ri të identifikuar thjesht si Ante, që kishte pranuar në një dokumentar të “National Endoëment for Democracy”, se kurrë nuk e kishte marrë guximin të kalonte urën e Mostarit. Për të, kufiri ishte frika se ҫfarë mund t’i ndodhte në anën tjetër.

Problemet serioze të shoqërisë, Popovac thotë se kanë sjellë edhe një tjetër problematikë, atë të emigrimit masiv.

“Për shkak të padrejtësive të dukshme në shoqëri, shumica e të rinjve të të gjitha nacionaliteteve dhe origjinave përpiqen të largohen nga Mostari dhe Bosnja e Hercegovina sa më shpejt, menjëherë sapo t’ju jepet një shans.”

Korrupsioni dhe politikat jombështetëse kundrejt të rinjve, janë për ta një indicie e fortë për ta braktisur fare qytetin.

“Dija nuk vlerësohet dhe nuk mund të gjesh punë nëse nuk je anëtar i njërës prej tre partive në pushtet në Bosnje dhe Hercegovinë.”

Ҫfarë sjell e ardhmja?

Në vitin 2002, Lordi Pedi Eshdaun mori detyrën si Përfaqësuesi i Lartë i Komunitetit Ndërkombëtar dhe shpalli si prioritet kryesor ribashkimin e Mostarit.

Bashkë, por të ndarë: Sekretet e Mostarit në Bosnjë e

Por palët nuk arritën të bien dakord për një kushtetutë të përbashkët. Për këtë arsye ai vendosi ta vinte atë në fuqi duke përdorur kompetencat e tij ekzekutive duke hedhur kështu themelet për bashkimin e qytetit të ndarë etnikisht dhe politikisht.

Në vazhdimësi në vitin 2004, pati një përpjekje tjetër që qyteti i Mostarit të unifikohej. Por sërish mbeti vetëm në letër.

Bashkë, por të ndarë: Sekretet e Mostarit në Bosnjë e

Trazirat nuk munguan as në vijim. Në vitin 2006, atmosfera armiqësore pushtoi qytetin pas një ndeshjeje futbolli. Mediat vendase në atë kohë raportonin se rreth 2000 nacionalistë kroatë donin të kalonin nga perëndimi i qytetit në pjesën lindore. Por forcat speciale arritën ta ndalojnë, përpara se të ndodhte një tragjedi. Që nga ai moment, patrullat policore në këtë zonë janë shtuar.

“Herë pas here kemi përleshje në rrugë të grupeve të “simpatizantëve të sportit” të dy klubeve të futbollit. Mund ta merrni me mend, një klub futbolli është i vendosur në Perëndim, ndërsa tjetri është në Mostarin Lindor, me mbështetësit e tyre përkatës. Këta janë kryesisht të rinj, të mbushur me energji dhe të inatosur me sistemin, ndërsa fajin e gjejnë gjithmonë në “anën tjetër”. Zemërimi i tyre keqpërdoret nga politikanët çdo dy vjet, sidomos pak para zgjedhjeve,” rrëfen Popovac.

Edhe pse Mostari vizitohet nga të paktën 1 milionë turistë në vit, duke sjellë shpresë për banorët e tij, politikanët po bëjnë gjithçka që munden për ta mbajtur qytetin sa më gjatë të ndarë.

Për aktivisten Popovac, kjo është mënyra që ata të mund të vazhdojnë të shpenzojnë paratë publike në errësirë të plotë dhe me zero transparencë.

E ndërsa sistemi politik ushqen Lindjen dhe Perëndimin me urrejtje, popullsia në Mostar plaket me shpejtësi dita-ditës, duke rrezikuar që qyteti i pestë më i madh në vend brenda pak dekadave, të mos ketë më fare të rinj.  (A2 Televizion)

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

KEDS-i vazhdon investimet në rrjet, tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

7 orë më parë
SHBA-ja rithekson thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë

SHBA-ja rithekson thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë

8 orë më parë
Konfirmohet vdekja e një personi në aksidentin e Mitrovicës

6 të lëndúar nga aksídenti në Sllatinë

8 orë më parë
Kosova dhe Shqipëria do përdorin automjete të SHBA-ve për mision në G@za

Kosova dhe Shqipëria do përdorin automjete të SHBA-ve për mision në G@za

8 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH