Policia e Kosovës ka njoftuar për ndërprerjen e përkohshme të qarkullimit me automjete në disa segmente rrugore nga Vërmica deri te pika kufitare e Hanit të Elezit.
Arsyeja qëndron te vizita që do të bëjë presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në Kosovë.
“Për të mundësuar qarkullim të lirë sipas itinerarit të lëvizjes, me datën 09.06.2026, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut në intervale të shkurtra kohore, të disa segmenteve rrugore nga Pika e Kalimit Kufitar Vërmicë deri në Pikëkalimin Kufitar Hani i Elezit dhe anasjelltas, gjatë kthimit me datën 11.06.2026, ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative”, njofton PK.


























