Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj reagoi sot pas tragjedisë së ndodhur në fshatin Domë të Shkodrës, ku një nënë dhe dy fëmijët e saj humbën jetën si pasojë e zjarrit në banesë.
Kreu i Shtetit u shpreh se ndihet thellësisht i pikëlluar nga ngjarja e rëndë, ndërsa përcolli ngushëllimet për familjarët dhe të afërmit e viktimave.
“Jam thellësisht i pikëlluar nga tragjedia në fshatin Domë të Shkodrës, ku humbën jetën një nënë e re dhe dy fëmijët e saj”, shkroi Begaj.
Presidenti shtoi se mendimet e tij janë me familjen në këtë moment dhimbjeje të madhe.
“U prehshin në paqe”, përfundoi reagimin e tij Kreu i Shtetit.


























