Deputetja nga radhet e Partisë Demokratije të Kosovës(PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se Kushtetuta e Kosovës, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit, janë shkelur.
Ajo tutje ,theksoi se Kurti e ka mundësinë që presidentin ta zgjedh edhe pa PDK.
“Albin Kurti e ka mundësinë që, pa 22 deputetët e PDK-së, ta zgjedhë presidentin, por nuk mund të flitet për marrëveshje politike pa u konstituuar Kuvendi dhe organet e tij”, tha ajo.
Gjithashtu, Deliu theksoi se PDK do të vazhdojë aksionet dhe do të jenë çdo mëngjesë para qeverisë.


























