Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

    Nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

    Manxhuka: Sot nisi ndërtimi i mbi 200 shtëpive në veri

    KFOR për Urën e Ibrit: Nuk vendosim ne, vendimi për hapje i takon BE-së dhe institucioneve të Kosovës

    Rrustemi: Opozita kur ishte në qeveri ishin ‘hajna klasik’

    Rrustemi i VV-së: Synimi i Serbisë përmes Shehollit ishte “Komprometo Albin Kurtin, dobëso Kosovën”

    Prokuroria: Sheholli zbatoi detyra të BIA-s për ndikim në zgjedhje

    Prokuroria: Sheholli zbatoi detyra të BIA-s për ndikim në zgjedhje

    Hapet konkursi për rekrutimin e stafit për prodhimin e municioneve në Jahoc

    Hapet konkursi për rekrutimin e stafit për prodhimin e municioneve në Jahoc

    37 vjet veprimtari shqiptaro-amerikane

    37 vjet veprimtari shqiptaro-amerikane

    Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e zyrtarit policor Altin Kryeziu

    Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e zyrtarit policor Altin Kryeziu

    SHBA-ja largon Sirinë nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorízmit

    SHBA-ja largon Sirinë nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorízmit

    Këta janë 6 kandidatët që kaluan verifikimin për Sekretar të Përgjithshëm të Kuvendit

    Kryeziu-Hyseni: LVV dhe LDK po punojnë për një emër konsensual për president

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

25 Gusht 2026, 20:37
në Kryesore, Lajme
Prokuroria: Sheholli zbatoi detyra të BIA-s për ndikim në zgjedhje
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër Fatmir Shehollit për veprat penale “Spiunazh” dhe “Shantazh”.

Sipas aktakuzës, Sheholli nga një datë e papërcaktuar e deri më 9 tetor 2025, në cilësinë e personit të rekrutuar nga Shërbimi Informativ i Serbisë, i njohur si BIA, e ka ndihmuar veprimtarinë e këtij shërbimi, duke vepruar sipas urdhrave dhe detyrave të zyrtarëve të tij.

I pandehuri akuzohet se ka mbledhur, siguruar dhe përcjellë përmes mesazheve telefonike të dhëna, informacione dhe dokumente lidhur me aktivitetet politike, gjendjen e sigurisë dhe funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës. RTK sjell detaje nga aktakuza rreth 80 faqesh e Prokurorisë Speciale.

Një plan i BIA-s për të ndërhyrë në zgjedhjet e Kosovës, materiale “Top sekret”, një dokument konfidencial i NATO-s dhe komunikime të drejtpërdrejta me zyrtarin e shërbimit serb, Bojan Dimiq, janë disa nga elementet më të forta që Prokuroria Speciale i ka futur në aktakuzën ndaj Fatmir Shehollit, të akuzuar për spiunazh dhe shantazh.

Sipas Prokurorisë dhe dosjes prej 80 faqesh, Sheholli nuk ishte vetëm përcjellës informacioni, por zbatoi detyra konkrete të zyrtarit të BIA-s, Bojan Dimiq, pak ditë para zgjedhjeve lokale me synim komprometimin e zyrtarëve të Kosovës dhe ndikimin në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.

Sipas aktakuzës, plani përfshinte marrjen e materialeve komprometuese, dërgimin e tyre te Milaim Zeka dhe publikimin në “Pa Rrotlla” në një kohë të caktuar, në mënyrë që ato të ndikonin në rezultatin zgjedhor.

Prokuroria thotë se pikërisht më 30 shtator publikohet paralajmërimi në “Pa Rrotlla” dhe më pas audioja e parë. Në aktakuzë del se materiali është paguar, dhe shuma përmendet në dëshmi. Sipas aktakuzës, Sheholli i ka dorëzuar Zekës materialet dhe 1,000 euro. Prokuroria thotë gjithashtu se Sheholli ka konfirmuar se materialet ishin të lidhura me presionin ndaj Nenad Rashiqit.

Në telefonin e Fatmir Shehollit, sipas aktakuzës, janë gjetur komunikime të shumta me personin që Prokuroria e identifikon si Bojan Dimiq, drejtor i Drejtorisë Kundër Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar Ndërkombëtar në kuadër të BIA-s. Komunikimet, sipas aktakuzës, janë zhvilluar përmes disa aplikacioneve të komunikimit.

Një element që Prokuroria e veçon është mënyra se si numri i Dimiqit ishte ruajtur në telefonin e Shehollit. I njëjti numër, sipas aktakuzës, figuron me emra të ndryshëm “Gizi”, “Gazetari”, “Bojan”, “Bibi”, “Bini”, “Boki” dhe “Lista serbe”. Sipas analizës së të dhënave të telefonit, Prokuroria ka identifikuar 22 thirrje me kontaktin e ruajtur si “GIZI”, të realizuara në periudhën nga 18 shtatori deri më 2 tetor 2025. Por, sipas aktakuzës, dyshimet ndaj të pandehurit lidhen edhe me të kaluarën e tij. Prokuroria pretendon se, gjatë periudhës së konfliktit në Kosovë, por edhe më herët, ai ka qenë pjesë e strukturave të atëhershme të sigurimit jugosllav. Përmendet edhe veprimtaria e tij në Radio Televizionin e Prishtinës, të administruar nga regjimi serb, e më pas në televizionin “AS TV”.

Aktakuza përmend gjithashtu intervista dhe paraqitje publike të tij nga Beogradi, ku ai kishte kritikuar UÇK-në, NATO-n dhe politikën e Shteteve të Bashkuara, duke pretenduar se UÇK-ja ishte krijuar dhe mbështetur nga shërbimet amerikane. Në vitin 2023, Prokuroria e lidh të pandehurin edhe kriminelin, Milan Radoiçiqin. Në emisionin “Kojshia Show”, Sheholli kishte zhvilluar një bisedë telefonike me Radoiçiqin dhe, sipas Prokurorisë, kishte promovuar narrativa në mbështetje të interesave të tij. Gjatë bisedës, Sheholli kishte përcjellë deklarime të Radoiçiqit lidhur me praninë e tij në territorin e Republikës së Kosovës. Sipas aktakuzës, në këtë paraqitje Sheholli kishte përdorur edhe fjalë lavdëruese për Radoiçiqin. Prokuroria pretendon se, përmes kësaj paraqitjeje publike, i pandehuri kishte përçuar narrativa që ishin në kundërshtim me interesat e drejtësisë së Kosovës. Prokuroria përmend gjithashtu dokumente me shënimin “Top secret 2”, të cilat, sipas saj, lidhen me plane që synonin destabilizimin.

Në dosje përmendet edhe një dokument i RDB-së serbe nga viti 2001, me nofkën “Leptiri”, që, sipas Prokurorisë, lidhet me përpjekjet për komprometimin e Albin Kurtit gjatë kohës kur ai ishte në burg në Nish.

Aktakuza përmend edhe transaksione financiare që, sipas Prokurorisë, janë evidentuar në llogarinë bankare të Shehollit. Në një dokument të gjetur në mesin e shumë dëshmive të tjera të Fatmir Shehollit, që është përfshirë në dosjen e aktakuzës, prokuroria thotë së bëhet fjalë për një plan veprimi që synon destabilizimin e Kosovës dhe krijimin e perceptimit të saj si shtet i radikalizuar dhe ekstremist. Në përkthimin e dokumentit shkruan se udhëheqësit e bashkësive islame të Serbisë, Maqedonisë, Bosnjës dhe Kosovës janë nën kontrollin e BIA-s.

Përveç akuzës për spiunazh, Prokuroria e akuzon Shehollin edhe për shantazh. Sipas aktakuzës, nga viti 2022 deri në dhjetor të vitit 2025, ai dyshohet se ka shantazhuar biznesmenin, Arben Jetullahu, duke e kërcënuar me publikimin e video-incizimeve dhe materialeve që, sipas pretendimit të Prokurorisë, mund t’ia dëmtonin reputacionin. Prokuroria pretendon se përmes këtyre kërcënimeve Sheholli e kishte detyruar të dëmtuarin t’i jepte mbi 13 mijë euro. Në aktakuzë thuhet se kërkesat për para kanë vazhduar edhe gjatë kohës kur Sheholli ishte në paraburgim në Gjilan.

Në aktakuzën e dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Prokuroria Speciale kërkon që Fatmir Sheholli të shpallet fajtor për veprat penale për të cilat akuzohet. Prokuroria gjithashtu ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj tij, si dhe konfiskimin e mjeteve monetare dhe pasurisë së sekuestruar, në përputhje me kërkesat e paraqitura në aktakuzë.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

1 minutë më parë
Manxhuka: Sot nisi ndërtimi i mbi 200 shtëpive në veri

KFOR për Urën e Ibrit: Nuk vendosim ne, vendimi për hapje i takon BE-së dhe institucioneve të Kosovës

25 minuta më parë
Rrustemi: Opozita kur ishte në qeveri ishin ‘hajna klasik’

Rrustemi i VV-së: Synimi i Serbisë përmes Shehollit ishte “Komprometo Albin Kurtin, dobëso Kosovën”

41 minuta më parë
Hapet konkursi për rekrutimin e stafit për prodhimin e municioneve në Jahoc

Hapet konkursi për rekrutimin e stafit për prodhimin e municioneve në Jahoc

1 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH