Një burrë në Korçë, po dyshohet se e ka lyer me lëndë djegëse gruan e tij, dhe pastaj i ka vënë flakën asaj.
Viktima e dyshuar është paraqitur në spitalin e Korçës ku ka kërkuar ndihmën e mjekëve pasi kishte djegie të shumta në trup.
A2 CNN, duke iu referuar burimeve të veta, raporton se çifti ishte në proces divorci ndërkohë që policia e Korçës është vënë në kërkim të dyshuarit, pasi pas ngjarjes ai është larguar nga banesa.
Gruaja ka gradë të lartë të djegies në trup ndaj dhe për këtë pritet të niset drejt kryeqytetit për mjekim më të specializuar, përcjell Klankosova.tv.