Në një adresim publik para qytetarëve të Bajna Bashtës, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka dërguar një mesazhi për serbët në Kosovë, duke i siguruar ata se nuk do të ketë stuhi e rrufe të reja, transmeton Kosova Post.
“Serbia është një vend i ri. Ne kemi vuajtur shumë, kemi humbur shumë njerëz, shumë njerëz kanë lënë vatrat dhe nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë përsëri’.
“Ne duam të ndërtojmë të ardhmen së bashku dhe Serbia nuk mund të lejojë që të ndodhë ajo që ndodhi në vitet 1990, madje edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore”, tha Vuçiq, raporton B92.
“Ne nuk lejojmë poshtërimin e Serbisë dhe pikë”, tha a, duke kujtuar edhe presionin që po i bëhet Serbisë për shkak të Kosovës, ndërsa ka shtuar se pavarësisht të gjithave Serbia do të jetë pranë popullit dhe ti ndihmojë ata në çdo rrethanë.
“Ne nuk mund dhe nuk do t’i lëmë njerëzit në baltë, ky është mesazhi për qytetarët e Kosovës dhe të gjithë”, tha Vuçiq./Kosova Post/