Ish zëvendës presidenti amerikan, republikani Dick Cheney, ka konfirmuar votën e tij për kandidaten demokratike Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Cheney, një figurë me mjaft ndikim gjatë presidencës së presidentit George W. Bush ka lëshuar një deklaratë ku ka thënë se nuk ka pasur asnjëherë një person i cili paraqet një kërcënim të madh për Republikën tonë sesa Donald Trump.
Ai, duke iu referuar ish presidentit Trump, është përpjekur që t’i vjedh zgjedhjet e kaluara duke gënjyer dhe duke përdorë dhunën për të qëndruar në pushtet pasi votuesit e kishin refuzuar atë. Atij nuk mundet më t’i besohet pushteti, ka thënë Cheney në deklaratë.
“Si qytetarë, secili kemi për detyrë që vendin ta vëmë para partisë për ta mbrojtur kushtetutën. Kjo është arsyeja pse unë, votën do t’ia jap zëvendës presidentes Kamala Harris “, ka thënë Cheney.
Deklaratën dhe përkrahjen e ish-zëvendës presidentit Cheney e ka përkrahur kampi i zëvendës presidentes Harris.
Jen O’Malley Dillon, udhëheqësja e fushatës së zëvendës presidentes Harris ka thënë se zëvendës presidentja është krenare për përkrahjen e zëvendës presidentit që e ka, dhe respekton thellësisht guximin e tij për ta vënë vendin para partisë.
Ish zëvendës presidenti Cheney ka humbur ulësen në Kongres në vitin 2022 nga një kandidat që kishte përkrahjen e ish-presidentit Donald Trump.