Sky Sport Italia raporton se Como ka refuzuar një ofertë prej 50 milionë euro për Nico Paz, duke vendosur çmimin e kërkuar për argjentinasin në 70 milionë euro.
Oferta më e fundit e Tottenham për yllin e Comos, Nico Paz, është refuzuar nga klubi italian, sipas Sky Sport Italia.
Spurs kishin ofruar 40 milionë euro në fillim të gushtit dhe tashmë e kanë përmirësuar ofertën në 50 milionë euro.
Megjithatë, Sky Sport pretendon se Como ka refuzuar edhe këtë ofertë të fundit, duke vendosur si çmim kërkese shumën prej 70 milionë euro.
Gjithashtu, Nico Paz nuk është i tunduar nga Tottenham dhe ende nuk e ka pranuar ofertën e tyre.
Duhet theksuar që argjentinasi ishte protagonist në fitoren e Comos ndaj Lazios në javën e parë të Serie A, duke shënuar një super-gol dhe duke asistuar për golin tjetër./Klankosova.tv


























