Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    ZKA: Komuna e Prishtinës kontraktoi projektin për sheshin “Xhorxh Bush” për 18 milionë euro, kishte vetëm 1.5 milion të parapara në buxhet

    “Dënime deri në 10 vjet burg”, Rrezik i lartë nga zjarret – apelohet për kujdes maksimal gjatë verës

    FSK gjen trupin e pajetë të personit të zhdukur në Liqenin e Batllavës

    Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e objektit të ri të QKMF-së në Obiliq

    Rizvanolli: Ankandi i erës, model për projektet e ardhshme

    KPK nis intervistimin e kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit

    Kurti: Paga minimale rritet në 500 euro, përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë

    Dështon të nisë gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për dëbimin e mbi 800 mijë shqiptarëve gjatë luftës

    Xhandarmeria serbe duke kënduar “Po shkojmë në Kosovë”, pamjet nxisin reagime

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

01 Korrik 2026, 12:54
në Lajme
“Dënime deri në 10 vjet burg”, Rrezik i lartë nga zjarret – apelohet për kujdes maksimal gjatë verës
Share on FacebookShare on Twitter

Institucionet përgjegjëse për sigurinë, menaxhimin e emergjencave dhe mbrojtjen e pyjeve kanë ngritur alarmin për rrezikun e shtuar nga zjarret gjatë sezonit veror, duke u bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr.

Në një konferencë të përbashkët për media, përfaqësues të Policisë së Kosovës, Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Agjencisë Pyjore të Kosovës, Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës dhe Departamentit të Pylltarisë paralajmëruan se zjarrvëniet, qofshin të qëllimshme apo si pasojë e pakujdesisë, do të trajtohen me seriozitet dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, bëri të ditur se Kodi Penal parasheh dënime që variojnë nga gjashtë muaj deri në 10 vjet burg për veprën penale të zjarrvënies, duke apeluar që qytetarët të tregojnë përgjegjësi gjatë muajve të verës.

Ai bëri të ditur se gjatë viteve 2025 dhe 2026, Policia e Kosovës ka realizuar 1.222 intervenime në raste zjarresh, ka iniciuar 258 raste penale dhe ka arrestuar 37 persona.

“Andaj, me qëllim që të bëjmë një apel, një thirrje për qytetarët tanë që të kenë kujdes gjatë sezonës verore me shkaktimin e papërgjegjshëm të zjarrtave, jemi thirrur nga drejtori i menaxhimit të emergjencave që bashkarisht të bëjmë këtë konferencë për shtyp, dhe po ashtu t’i bashkërendojmë aktivitetet me qëllim që të kemi sa më pak zjarre, dhe ato zjarre që na lajmërohen t’i menaxhojmë në mënyrë të minimizojmë dëmin që mund ta shkaktojnë gjatë sezonit veror ku zjarret janë më të shpeshta… Do jap edhe disa prej parashikimeve se çka parasheh Kodi Penal me këto dy vepra, se me çka mund të përballen ata që shkaktojnë zjarre dhe normalisht arrijnë të identifikohen dhe të arrestohen nga Policia e Kosovës dërgimit të përcjelljes në prokurori për procedim të mëtutjeshëm. Te rasti i zjarrvënies, neni 322, është i paraparë dënimi nga gjashtë muaj deri në 10 vjet”, tha Hoxha.

Hoxha tha se krahasuar me vitin 2024, rastet e raportuara të zjarrvënieve të qëllimshme janë rritur nga 264 në 469 raste në vitin 2025, ose rreth 70 për qind më shumë.

U.d. i drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Shefki Avdullahu, tha se Agjencia ka ngritur nivelin e gatishmërisë në të gjitha strukturat e saj.

Ai tha se vetëm gjatë sezonit të kaluar në Kosovë janë regjistruar 11.466 vatra zjarri, duke kërkuar angazhim të gjerë të institucioneve qendrore dhe lokale.

“Qendrat operative emergjente funksionojnë në, pa ndërprerë 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Qendrat rajonale të menaxhimit emergjent ushtrojnë monitorim të vazhdueshëm dhe koordinim me nivelin lokal… Në këtë kuadër theksoj gjithashtu aspektin e zbatimit të ligjit. Të gjitha rastet e zjarrvënieve, pavarësisht nëse janë rezultat i veprimit të qëllimshëm apo i pakujdesisë, do të trajtohen në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi. Personat përgjegjës do të përballen me masat përkatëse ndëshkuese dhe procedurat ligjore pa asnjë përjashtim. Ky qëndrim institucional përbën mesazh të qartë të angazhimit të shtetit për mbrojtjen e rendit publik dhe të mjedisit. Megjithatë, duhet theksuar se asnjë mekanizëm institucional nuk mund të jetë plotësisht efektiv pa bashkëpunim me qytetarët”, tha ai.

Avdullahu theksoi se personat përgjegjës “do të përballen me masat përkatëse ndëshkuese”, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura, të mos djegin mbeturina dhe çdo rast ta raportojnë në numrin emergjent 112.

Ndërkaq, hidrologu i lartë në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, Bashkim Kastrati, tha se institucioni monitoron në kohë reale kushtet meteorologjike përmes 24 stacioneve automatike, të cilat furnizojnë me të dhëna platformën kombëtare për menaxhimin e zjarreve pyjore.

“Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës edhe gjatë situatave të tilla, do të thotë kur kemi temperatura të larta, në vazhdimësi e ngrit vigjilencën e saj përmes njoftimeve të cilat i bën për opinionin e gjerë publik, por natyrisht edhe për informimin e institucioneve”, tha ai.

Ndërsa gjatë vitit 2025 janë përfshirë nga zjarret 2.230 hektarë pyje bëri të ditur U.d. i drejtorit ekzekutiv të Agjencisë Pyjore të Kosovës, Menderes Ibra, i cili tha se prej tyre 1.37- hektarë ishin pyje shtetërore e 863 hektarë pyje private.

Sipas tij, dëmet nga zjarret nuk kufizohen vetëm në aspektin ekonomik.

“Ka qenë raste të paraqitura: në rajonin e Prishtinës 34, në rajonin e Mitrovicës 20, në rajonin e Pejës 3, në rajonin e Prizrenit 44, në rajonin e Ferizajt 6, dhe në rajonin e Gjilanit 32. Dëmet në pyje janë brengë e madhe jo vetëm për ne në Agjencinë Pyjore, por edhe për gjithë shoqërinë, për arsye se dëmet në pyje nuk paraqesin vetëm dëmin ekonomik të djegies së pyjeve, por kanë dimension shumë më të lartë, që është shkatërrimi i florës dhe faunës, rrënimi i burimeve ujore, e pastaj ndikimi në lirimin e dioksidit të karbonit, ndryshimi i cilësisë së ajrit e kështu me radhë”, tha ai.

Ndërsa drejtori i Departamentit të Pylltarisë, Tahir Ahmeti, tha se temperaturat e larta dhe lagështia e ulët e tokës rrisin ndjeshëm rrezikun për shpërthimin e zjarreve, duke kërkuar koordinim më të madh institucional dhe bashkëpunim me qytetarët.

“Ne po futemi në një periudhë ku temperaturat janë të larta, lagështia e tokës është e ulët, dhe ka potencial të madh për t’u shkaktuar zjarri. Në aspektin legjislativ, ligji për pyjet përcakton se ndezja e zjarreve apo e këtyre mjediseve me drunj sanksionohet me ligj, edhe të gjithë ata persona që bëjnë një veprim të tillë, ballafaqohen me fuqinë e ligjit…. 20:24… Masat preventive për mbrojtjen e pyjeve nga zjarri përcaktohen me planet menaxhuese dhjetëvjeçare. Është obligim me ligj që institucionet që menaxhojnë me pyjet të kenë këto plane, ato t’i implementojnë në mënyrë se si janë të përshkruara aty. Dhe, varësia nga kushtet klimatike e bën këtë proces mjaft kompleks për faktin se pyjet gjithmonë edhe në të kaluarën kanë qenë ekosistemet më të rrezikuara nga degradimi nga zjarri”, u shpreh ai.

Ahmeti rikujtoi se ligji ndalon ndezjen e zjarrit brenda një distance prej 500 metrash nga pyjet, përveç vendeve të posaçme të përcaktuara për këtë qëllim, ndërsa theksoi se shkelësit do të përballen me sanksionet e parashikuara me ligj.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

ZKA: Komuna e Prishtinës kontraktoi projektin për sheshin “Xhorxh Bush” për 18 milionë euro, kishte vetëm 1.5 milion të parapara në buxhet

ZKA: Komuna e Prishtinës kontraktoi projektin për sheshin “Xhorxh Bush” për 18 milionë euro, kishte vetëm 1.5 milion të parapara në buxhet

26 minuta më parë
FSK gjen trupin e pajetë të personit të zhdukur në Liqenin e Batllavës

FSK gjen trupin e pajetë të personit të zhdukur në Liqenin e Batllavës

2 orë më parë
Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e objektit të ri të QKMF-së në Obiliq

Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e objektit të ri të QKMF-së në Obiliq

2 orë më parë
Rizvanolli: Ankandi i erës, model për projektet e ardhshme

Rizvanolli: Ankandi i erës, model për projektet e ardhshme

2 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH