Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Nis shqyrtimi i projektligjit për Specialen

    Kuvendi miraton në lexim të parë Ligjin për Dh. e Specializuara

    Kurti: Kemi filluar komunikimet për marrëveshjen për presidentin

    Kurti: Zemërimi i qytetarëve ndaj gjykatë është i drejtë sikurse në vitin 2015

    Nagavci: Ne ishim kundër krijimit të Dhomave të Specializuara, qëndrimi ynë s’ka ndryshuar

    Nagavci: Ne ishim kundër krijimit të Dhomave të Specializuara, qëndrimi ynë s’ka ndryshuar

    Lushaku: LDK nuk e mbështet nismën për ndryshimin e Projektligjit për Specialen

    Lushaku: LDK nuk e mbështet nismën për ndryshimin e Projektligjit për Specialen

    Nis shqyrtimi i projektligjit për Specialen

    Nis shqyrtimi i projektligjit për Specialen

    Haxhiu arrin në Kuvend, nuk deklarohet për medie

    Haxhiu arrin në Kuvend, nuk deklarohet për medie

    Komisioni për Legjislacion voton në parim ligjin për ndryshimin e Dhomave të Specializuara

    Komisioni për Legjislacion voton në parim ligjin për ndryshimin e Dhomave të Specializuara

    Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

    Mexhiti: Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut ka orientim evropian

    Mexhiti: Sonte iu vu vula fitores në Bërvenicë!

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    A e dini se Shqipëria dhe Turqia kanë një Traktat të Miqësisë së Përjetshme?

    A e dini se Shqipëria dhe Turqia kanë një Traktat të Miqësisë së Përjetshme?

    Armiqtë brenda nesh

    Armiqtë brenda nesh

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Deri kur do të jetë Serbia ‘tokë pjellore’ për propagandën ruse në Ballkan?

11 Tetor 2024, 9:13
në Lajme
Deri kur do të jetë Serbia ‘tokë pjellore’ për propagandën ruse në Ballkan?
Share on FacebookShare on Twitter

Manipulimi dhe ndërhyrja në media janë rreziqe për proceset demokratike dhe qëndrueshmërinë sociale në Serbi dhe në Ballkanin Perëndimor.  

Qendra Globale e Angazhimit të Departamentit të Shtetit paralajmëroi më parë se mediat e Kremlinit, RT dhe Sputnik, janë elementët më domethënës në sistemin rus të dezinformimit dhe propagandës”, thuhet në një përgjigje të Departamentit të Shtetit ndaj hetimit të programit në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës në lidhje me funksionimin e papenguar të mediave shtetërore ruse në Serbi, pavarësisht sanksioneve dhe ndalimeve që u janë vënë këtyre medieve ndër të tjera, për inkurajimin dhe mbështetjen e agresionit kundër Ukrainës.

Kjo çështje u aktualizua në një raport të fundit të Gazetarëve pa Kufij, një organizatë joqeveritare e përqendruar në mbrojtjen e gazetarëve dhe lirinë e medias.

Në raport, theksohej se RT, ish “Russia Today”, përdor korrespondenturën në Beograd për të përshtatur rrëfimin e Kremlinit, përpara se ta shpërndajë në zonën e Evropës Juglindore.

Gjithashtu u tha se kjo është bërë e mundur për shkak të ndikimit të autoriteteve serbe në media, si dhe mjedisit të favorshëm politik.

Në përgjigjen e tij, Departamenti i Shtetit theksoi se, do të vazhdojë bashkëpunimin me partnerët serbë për njohjen dhe reagimin ndaj kërcënimeve dhe veprimtarive të fshehta të RT-së.

Muajin e kaluar, Sekretari amerikan i Shtetit (Antony) Blinken njoftoi se RT, si pjesë e rrjetit ‘Rusije sevodnje’, e cila përfshin gjithashtu RT Ballkanin, ka shkuar përtej rolit të dezinformuesit dhe propaganduesit të Kremlinit dhe ka filluar të merret me ndikime dhe operacione të fshehta destabilizuese në fushën e informacionit në mbarë botën. Shtetet e Bashkuara kanë vënë sanksione shtesë për t’iu përgjigjur përpjekjeve të Rusisë për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme në Moldavi dhe për të ndikuar në veprimtaritë keqdashëse të kryera në mbarë botën nga ata që kontrollojnë RT-në”, thuhet në përgjigjen për Zërin e Amerikës.

Në përgjigje aludohet për vendimin e shtatorit të autoriteteve amerikane për të sanksionuar mediat shtetërore ruse. RT u etiketua si bashkëpunëtore e ushtrisë ruse, e cila po mbledh para për të blerë snajperë dhe pajisje të tjera për ushtarët që luftojnë në Ukrainë.

Qëndrimin për funksionimin e mediave ruse në Serbi e ka shprehur edhe një përfaqësues i Bashkimit Evropian, komunitet me të cilin vendi po negocion anëtarësimin për më shumë se një dekadë.

Zëdhënësi i shërbimit diplomatik të BE-së, Peter Stano, tha se Serbia duhet të marrë masa urgjente në luftën kundër manipulimit dhe ndërhyrjes së mediave ruse.

“Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj mediave shtetërore ruse, përfshirë RT-në, transmetimet e së cilës brenda dhe jashtë BE-së janë pezulluar. Këto media, duke përfshirë RT-në në të gjitha format e saj, janë bërë një instrument i Kremlinit në luftën kundër Ukrainës dhe një kanal për përhapjen dhe manipulimin e informacionit”, tha zëdhënësi Stano për agjencinë e lajmeve AFP.

Ndonëse një kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbia nuk ka ndaluar transmetimet e RT-së dhe Sputnik-ut. Ndryshe nga ajo, Mali i Zi e bëri këtë në vitin 2022.

Thirrjeve nga Brukseli, në Beograd, iu përgjigj Arno Gujon, shef i Zyrës për Diplomaci Publike dhe Kulturore në qeverinë e Serbisë. Ai tha se shteti do të vazhdojë të promovojë larminë mediatike dhe lirinë e mendimit.

“Kërkesa e Bashkimit Evropian është shumë shqetësuese. Ajo të kujton periudhën e komunizmit gjatë së cilës censura u aplikua në Jugosllavi në emër të luftës kundër ‘ideve të dëmshme ose të padëshirueshme’. Ajo bie ndesh me vlerat e pluralizmit, tolerancës dhe lirisë së fjalës, në të cilat besojnë serbët dhe për të cilat luftuan shumë intelektualë serbë, të cilët u burgosën dhe u vranë për shkak të saj”, shkroi Gujon në rrjetin social X.

RT Balkan ekziston në Serbi që nga viti 2022. Ajo publikon përmbajtje në portalin e internetit dhe rrjetet sociale. Televizioni edhe pse është përfolur, ende nuk është nisur. Sputnik Serbia, nga ana tjetër, mbërriti pak më herët, në vitin 2017. Ai është pjesë e agjencisë ruse të lajmeve Sputnik, me qendër në Moskë, e cila është themeluar nga grupi shtetëror mediatik “Rusia Sevodnja” dhe është pasardhës i agjencisë “RIA Novosti” dhe radios “Zëri i Rusisë”.

Ruslan Trad, një ekspert në Laboratorin për Kërkime Dixhitale Forenzike pranë Këshillit të Atlantikut, shpjegon për Zërin e Amerikës se Rusisë në Beograd po i sigurohet një platformë për ndërtimin e një infrastrukture serioze, e cila përfshin edhe një prani mediatike.

“Ndikimi i fortë i qeverisë në jetën publike në Serbi mundëson që operacionet në fushën e informacionit të zhvillohen, sipas tyre, në një mjedis të përshtatshëm. Kështu, rrëfimet pro-qeveritare ruse sigurojnë vazhdimësi në mediat lokale. Mediat propagandistike ruse përdorin Serbinë për të krijuar një prani në rajonin më të gjerë. Ata përdorin metoda të ndryshme, si platformat e reklamimit në Google, në të cilat përdoruesit kanë besim, për t’i ridrejtuar në përmbajtjen e ‘Russia Today’ ose mediave të tjera ruse ose pro-ruse në gjuhën serbe”, thotë eksperti i mekanizmit të specializuar për shpalosjen e dezinformatave dhe lajmeve të rreme, për dokumentimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe ndërtimin e qëndrueshmërisë dixhitale.

Zoti Trad beson se autoritetet serbe nuk do të bëjnë asgjë në lidhje me kundërshtimet e shprehura nga Bashkimi Evropian apo vëzhguesit joqeveritar.

“Pozicioni i Beogradit është i qartë. Bashkimi Evropian, i cili ka interesa ekonomike në Serbi të lidhura me litiumin, vështirë se do të bëjë më shumë sesa të komentojë dhe të bëjë deklarata. (Presidenti serb Aleksandar) Vuçiç nuk e sheh si problem, kështu që gjërat do të vazhdojnë të funksionojnë në të njëjtën mënyrë”, vlerëson bashkëbiseduesi i Zërit të Amerikës, sipas të cilit, ndryshimi i një situate të tillë varet nga vendimet politike dhe vullneti për të zbatuar ligjin.

“Është e qartë se Beogradi e bën të mundur këtë për shkak të interesit dhe jo për shkak se është i vënë me shpatulla pas murit. Ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, Serbia e sheh Federatën Ruse si aleate, por jo si partnere me çdo kusht. Nuk është rastësi që Beogradi ka lidhje edhe me Kinën, SHBA-në dhe vendet evropiane si Franca. Megjithatë, nëse dëshiron të bëhet pjesë e familjes evropiane, Beogradi do të duhet të zbatojë sundimin e ligjit dhe të përmirësojë situatën në mjedisin mediatik”, përfundon eksperti Trad.

Në maj të vitit 2020, Qendra e NATO-s për Komunikimin Strategjik (STRATCOMCOE) publikoi studimin “Gjurmët ruse në mjedisin informativ të Ballkanit Perëndimor” në të cilin theksohet se prania e Rusisë në Ballkanin Perëndimor është e pashmangshme, prandaj angazhimi dhe ndihma e Bashkimit Evropian, NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara është i rëndësishëm për procesin e reformave demokratike të vendeve të rajonit.

Publikimet e asaj organizate analizuan edhe mediat që kontribuojnë në përhapjen e ndikimit rus duke shpërndarë përmbajtjen e Sputnik Serbisë. Lista përfshinte mediat lokale si Srbin.info, Novosti.rs, B92.net, Informer, Kurir, Alo, Blic dhe Telegraf.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Nis shqyrtimi i projektligjit për Specialen

Kuvendi miraton në lexim të parë Ligjin për Dh. e Specializuara

4 minuta më parë
Kurti: Kemi filluar komunikimet për marrëveshjen për presidentin

Kurti: Zemërimi i qytetarëve ndaj gjykatë është i drejtë sikurse në vitin 2015

8 minuta më parë
Nagavci: Ne ishim kundër krijimit të Dhomave të Specializuara, qëndrimi ynë s’ka ndryshuar

Nagavci: Ne ishim kundër krijimit të Dhomave të Specializuara, qëndrimi ynë s’ka ndryshuar

14 minuta më parë
Lushaku: LDK nuk e mbështet nismën për ndryshimin e Projektligjit për Specialen

Lushaku: LDK nuk e mbështet nismën për ndryshimin e Projektligjit për Specialen

20 minuta më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH