Dy ushtarët e Ushtrisë së Malit të Zi, Rajko Krivokapiq, 34 vjeç, dhe Dragutin Llallatoviq, 24 vjeç, të cilët u arrestuan së fundmi në Kosovë, do të suspendohen dhe do të iniciohet një procedurë disiplinore për mosinformimin e eprorëve të tyre lidhur me udhëtimin jashtë vendit, sipas raportimeve të “Vijesti”.
Arrestimi i tyre ka ndodhur pasi targat e automjetit me të cilin ata udhëtuan në Manastirin e Deçanit më 24 nëntor mbante mbishkrimin “Kosova është Serbi”.
Me ta u arrestua gjithashtu Marinko Jovanoviq, 24 vjeç, dhe ata ndodhen aktualisht në paraburgim në Kosovë për dyshimet për kryerjen e veprës penale të nxitjes së urrejtjes.
Sipas burimeve të “Vijesti”, Krivokapiq dhe Llallatoviq nuk kishin njoftuar komandën e tyre për udhëtimin në Kosovë, siç kërkohet sipas ligjit.

























