Edhe shoqëria civile në Elbasan ka organizuar një tubim sensibilizues për të kundërshtuar projektligjin për surrogacinë.
Peticioni kundër surrogacisë dhe ndryshimeve të abortit po shtrihet në të gjithë vendin. Protestuesit u kanë bërë thirrje qytetarëve të grumbullohen masivisht kundër këtij shkatërrimi. Sipas tyre familja tashmë po cënohet nga emigracioni dhe ulja e numrit të lindjeve. Ky projekt ligj do ta shkatërrojë tërësisht atë.


























