Një Letër Për Publikun Tim Të Dashur Të “Koloseut”. Gjatë jetës sime, kam jetuar me filozofinë e përqafimit dhe ndjekjes se ëndrrave dhe aspiratave të fëmijës së brendshëm. Autenticiteti qè artist? veçanërisht muzikantët sjellin në veprat e tyre, gjithmonë ka rezonuar thellë me mua. Megjithatë, kam kuptuar që pak nga pak, kam kompromentuar thelbin e asaj qe përshkruan uni-n tim artistik. Së fundmi, jam ndeshur shpesh me sfidën e shprehjes autentike artistike. Ndikimet e jashtme kanë pushtuar ngadalë, hap pas hapi hapësirën time kreative, kështu, duke fryer fort mbi flakën e qiriut që njëherë më dha motiv. Ajo që nisi si një ëndërr, një pasion i palodhur, ajo që më shoqëronte nga agimi deri në perëndim, ndjej që pas gati 10 vitesh, është duke u zbehur. Fusha e betejës në të cilën gjendem, ka lënë fëmijën tim të brendshëm të plagosur dhe të ndjeshëm, i gjakosur shtrirë në krahët e mia, duke shikuar drejt syve te mi, duke përshpëritur, “Të lutem, mund të vazhdoj ende, mund t’ja dal.” Mençuria shoqëron kalimin e kohës dorë për dorë. Kam mësuar se të dorëzohesh në një betejë nuk është ekuivalente me humbjen e luftës, e kështu, tashmë di më mirë se sa të lejoj veten të “luftoj” në ambiente të padrejta apo “të pafavorshme” Pra, është koha që unë të jem “egoist” në mënyrë të vet-ruajtjes time. Është koha të riparoj mirëqenien time fizike dhe mendore, të pastroj shpirtin nga ndotjet që i janë bërë. Megjithatë, ky vendim nuk është një vendim që mund ta merrja vetëm në diskrecion- kam përgjegjësi, është një mesazh që duhet ta ndaj me ata që më kanë mbështetur mua në këtë udhëtim. Mbështetja juaj e palëkundur, brohoritjet, duartrokitjet, sytë tuaj vëzhgues, veshët që dëgjojnë dhe mirëbesimi i të lënurit zemrat tuaja nën influencën e penës sime… më kanë mbajtur, dhe për këtë, ju jam më shumë se kurrë mirënjohës, përgjithmonë. Për publikun tim te dashur të “koloseut,” nëse do më njihnit personalisht, ndoshta do të thonit “Tipike Albanesque,” për mbylljen e këtij kapitull me një prekje dramatike. Por ju më njihni – unë lulëzoj në botën e dramës, pasi gjej një bukuri të caktuar poetike në të. Me mirënjohje te ndjerë dhe një ndjenjë të rinovuar qëllimi, Alban Ramosaj. Derisa të takohemi sërish, faleminderit dhe lamtumirë”, shkroi Ramosaj.
Një tjetër emër i njohur hoqi dorë nga tregu muzikor. Reperi nga Prishtina, Nushii lajmëroi të gjithë fansat se nuk do të jetë më pjesë e muzikës.
‘Faleminderit atyre që më kanë dashur e më kanë përcjellur gjatë këtij rrugëtimit tim të muzikës, qoftë ai edhe një person”, është shprehur ai, teksa ka fshirë fotot nga profili i tij me mbi 100,000 ndjekës.
Nuk dihet nëse largimi i tyre do të jetë i përhershëm, apo do të ketë rikthim në muzikë, siç ndodhi me disa artistë si Flori Mumajesi apo Orgesa Zaimi.
Nga ana tjetër, artistët që hoqën dorë nga muzika për t’u fokusuar në një fushë tjetër janë Ledina Çelo, Joana Smakaj, Anjeza Shahini, Leonora Poloska, Xhesi Jorgaqi, Xhesi Jorgaqi, Jonida Maliqi apo Orinda Huta.