Erdogan kërkon heqjen e vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë thirrje për heqjen e të drejtës së vetos që kanë pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara(OKB).

Në një artikull të publikuar në Bloomberg, Erdoğan ka argumentuar se struktura aktuale e Këshillit të Sigurimit duhet të reformohet dhe se privilegji i vetos duhet të eliminohet.

Sipas propozimit të tij, pesë anëtarët e përhershëm – Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar – nuk duhet të kenë më të drejtën ekskluzive për të bllokuar rezolutat e Këshillit të Sigurimit.

Erdoğan ka kërkuar gjithashtu që të hiqet koncepti i anëtarësisë së përhershme dhe që vendet të zgjidhen nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së për mandate të përcaktuara dhe me rotacion.

Presidenti turk ka thënë se zgjerimi i numrit të anëtarëve të përhershëm, pa heqjen e vetos, nuk do të ishte reformë e mjaftueshme.

Propozimi i Ankarasë vjen në kuadër të debatit të vazhdueshëm për reformimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndërsa Rusia ka shprehur kundërshtim ndaj heqjes së të drejtës së vetos.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish