Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shënuar 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së me një aktivitet festiv në Prishtinë, ku nuk mungoi as shfaqja spektakolare e fishekzjarreve, përcjell KosovaPost.
Në një postim në rrjetet sociale, ambasada falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen në festë, duke e cilësuar ngjarjen si një moment të veçantë për të kremtuar këtë përvjetor historik.
Gjatë aktivitetit, e ngarkuara me punë në ambasadën amerikane, Anu Prattipati, në fjalimin e saj theksoi rëndësinë e arritjeve të deritanishme dhe vizionin për të ardhmen.
“Të frymëzuar nga ajo që kemi arritur tashmë, ne mund të ndërtojmë një të ardhme të përcaktuar nga mundësia, të nxitur nga inovacioni dhe të forcuar nga besimi se ditët tona më të mira janë ende përpara. Faleminderit për miqësinë, besimin dhe vizionin tuaj. Gëzuar Ditën e Pavarësisë — dhe ja për 250 vitet e ardhshme!”, u shpreh ajo.


























