Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Deputetët e Aleancës thonë se nuk kanë marrë ftesë për seancë plenare

    Hamza: Kemi dërguar kërkesë zyrtare për seancë të jashtëzakonshme, Ligji s’ka arsye mos të miratohet

    PDK kërkon seancë urgjente për miratimin e ligjit për Specialen

    Forumi për shoqëri civile – Kurti: Kosova një nga demokracitë më të fuqishme në Ballkan

    Arrestohet i dyshuari për sulmin ndaj deputetit Fahrush Rexhepi

    Haxhiu i drejtohet Kushtetueses për kompetencat presidenciale pas skadimit të mandatit

    Arrestohet një person në Skenderaj për krime lufte kundër popullatës civile

    MASh procesi mësimor zhvillohet sipas orarit të rregullt

    Nis shqyrtimi i projektligjit për Specialen

    Afati për Presidentin skadon sot

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    A e dini se Shqipëria dhe Turqia kanë një Traktat të Miqësisë së Përjetshme?

    Armiqtë brenda nesh

    Armiqtë brenda nesh

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Gaza: Dy vite që zbuluan fytyrën e vërtetë të botës

08 Tetor 2025, 11:49
në Botë
Gaza: Dy vite që zbuluan fytyrën e vërtetë të botës
Share on FacebookShare on Twitter

Dy vitet e fundit në Rripin e Gazës nuk ishin thjesht vite lufte; ishin një pasqyrë e errët në të cilën u reflektua fytyra e botës — një botë që u mbulua për dekada me maska retorike, slogane për të drejtat e njeriut, parime ndërkombëtare, dhe pretendime për civilizim e humanizëm.  

Ajo që ndodhi në Gaza ishte më shumë se një agresion ushtarak: ishte një test moral global, i cili demaskoi njëherë e mirë hipokrizinë e institucioneve ndërkombëtare, politikave perëndimore, regjimeve arabe dhe opinionit publik ndërkombëtar.

Izraeli, i mbështetur në mënyrë të plotë dhe të hapur nga Shtetet e Bashkuara, zhvilloi një fushatë ushtarake që shkaktoi mbi 67 mijë viktima palestineze, të dokumentuara e shumfishi i tyre mbetet i padokumnetuar ende nën gërmadha, shumica dërrmuese civilë — gra, fëmijë e pleq.

Përgjatë dy vite me radhë, bota pa realisht “ushtrinë më të moralshme në botë” dhe për “përpjekje për të shmangur viktimat civile”, ndërkohë që realiteti në terren tregonte lagje të tëra të fshira nga harta, spitale të bombarduara, kampe refugjatësh të shkatërruara dhe varre masive të krijuara përditë.

Rezolutat e OKB-së në anën tjetër për mbrojtjen e civilëve u përdorën si fasadë.
U miratuan deklarata, u lexuan fjalime, u bënë takime emergjente, por në fund çdo fjalë mbeti bojë e zezë në letër të bardhë, pa asnjë ndikim real.

Izraeli veproi i pakontrolluar, duke injoruar çdo apel ndërkombëtar, ndërsa mekanizmat e drejtësisë ndërkombëtare u treguan të paralizuar.
Ironikisht, pikërisht populli që dikur ishte viktimë e një prej krimeve më të mëdha të historisë moderne — Holokaustit sot, përmes strukturave shtetërore të Izraelit, ka shndërruar Rripin e Gazës në një kamp të hapur përqendrimi, ku për dy vite me radhë një popull i tërë është i rrethuar, i uritur, i privuar nga uji, ilaçet, energjia dhe liria e lëvizjes. Gaza është kthyer në një hapësirë të mbyllur me tela gjembi, nën mbikëqyrje ushtarake të përhershme, ku jeta njerëzore trajtohet me indiferencë të ftohtë statistikore. Numri i përgjithshëm i të vrarëve, të zhdukurve dhe të plagosurve palestinezë në këto dy vite ka arritur një çerek milioni njerëz, një shifër që trondit ndërgjegjen njerëzore dhe që do të mbetet e gdhendur në historinë moderne si dëshmi e një katastrofe të vazhdueshme humanitare.

Në këtë kontekst, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e shfrytëzoi luftën për të mbijetuar politikisht. Për të ruajtur pozitën dhe koalicionin e tij, ai nuk ngurroi të sakrifikonte edhe qytetarët izraelitë të marrë peng nga Hamasi, duke refuzuar marrëveshje të mundshme shkëmbimi që do të mund të sillnin fundin e luftimeve.

Lufta, për të, u bë një mjet për të zgjatur jetën politike, edhe nëse kjo do të thoshte zgjatje e vuajtjeve të dy popujve.
Në këtë luftë, poashtu Shtetet e Bashkuara u demaskuan si mbështetësi kryesor politik, diplomatik dhe ushtarak i një agresioni që shumë ekspertë dhe institucione e quajtën hapur “gjenocid”.
Në çdo rezolutë që kërkonte armëpushim, Uashingtoni vuri veton. Në çdo raport për krime lufte, qëndrimi i tyre ishte justifikues, madje shpesh me ndikim.
Retorika për “rend ndërkombëtar të bazuar në rregulla” ra në tokë sapo rregullat duhej të zbatoheshin ndaj aleatit të tyre strategjik.
Organizatat ndërkombëtare, që për dekada kishin folur për “të drejtat e fëmijëve”, “mbrojtjen e civilëve” dhe “ndalimin e krimeve të luftës”, u treguan të pafuqishme përballë një realiteti të përgjakshëm. Deklaratat e tyre tingëlluan bukur, por ishin fjalë të zbrazëta, të mbytura nga bombardimet. Asnjë mekanizëm real nuk u vu në lëvizje për të ndaluar krimet, asnjë mbrojtje efektive nuk iu ofrua popullit të Gazës.
Edhe regjimet arabe u demaskuan.
Asnjëra prej tyre nuk arriti të dërgojë as edhe një kafshatë bukë apo një gllënkë uji apo një ikaç për vëllezërit e tyre që ndodhen disa kilometra larg kufijve të tyre. Kufijtë mbetën të mbyllur, ndihmat u bllokuan, dhe deklaratat e tyre politike ishin të vakëta, të kujdesshme dhe të kalkuluara. Në vend të solidaritetit real, mbizotëroi frika, oportunizmi dhe servilizmi diplomatik.
Megjithatë, kjo periudhë nuk nxori vetëm errësirë. Nga shumë vende të botës, popujt, myslimanë e jomyslimanë, u ngritën me një ndjenjë të pastër humanizmi dhe drejtësie.
Miliona njerëz marshuan nëpër rrugë, ndihmuan me fonde, mbajtën gjallë zërin e Gazës në mediat alternative, kur mediat zyrtare heshtnin. Kjo tregon se ndonëse humanizmi është shuar në nivelet elitare politike, në shtresat e gjera popullore ai ende frymon — i lodhur, i goditur, por ende gjallë.
Gaza është bërë sot jo vetëm simbol i qëndresës palestineze, por edhe pasqyrë e ndërgjegjes botërore. Ajo që ndodhi dhe po ndodh atje nuk është vetëm një tragjedi kombëtare; është një test historik për njerëzimin. Dy vitet e fundit kanë treguar me qartësi kush janë ata që e përdorin fjalën “drejtësi” për retorikë, dhe kush janë ata që e mbajnë gjallë me veprime. Historia do t’i gjykojë të gjithë — jo sipas fjalëve, por sipas qëndrimeve dhe veprave.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Deputetët e Aleancës thonë se nuk kanë marrë ftesë për seancë plenare

Hamza: Kemi dërguar kërkesë zyrtare për seancë të jashtëzakonshme, Ligji s’ka arsye mos të miratohet

5 minuta më parë
Deputetët e Aleancës thonë se nuk kanë marrë ftesë për seancë plenare

Deputetët e Aleancës thonë se nuk kanë marrë ftesë për seancë plenare

1 orë më parë
PDK kërkon seancë urgjente për miratimin e ligjit për Specialen

PDK kërkon seancë urgjente për miratimin e ligjit për Specialen

2 orë më parë
Forumi për shoqëri civile – Kurti: Kosova një nga demokracitë më të fuqishme në Ballkan

Forumi për shoqëri civile – Kurti: Kosova një nga demokracitë më të fuqishme në Ballkan

2 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH