Gjatë ditës së hënë në Gjakovë janë arrestuar dy persona të dyshuar për rrahjen e një gruaje tre ditë më parë, transmeton Kosova Post.
Sipas raportit, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit pas intervestimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Gjakovë 09.09.2023-23:30. Me 11.09.2023 janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit kishin ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.


























