Lidhja Demokratike e Kosovës e ka refuzuar takimin konsultativ të thirrur për të martën (18 gusht) me ushtruesen e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.
Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta të Tëvë1 pranë kësaj partie.
Krahas LDK-së, takimin e thirrur nga Haxhiu e kanë refuzuar edhe Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca.
PDK dhe Aleanca kërkojnë vazhdimin e seancës konstituive të parlamentit dhe akuzojnë Lëvizjen Vetëvendosje se qëllimisht po e zvarrit bllokadën institucionale për ta çuar, siç thonë, vendin sërish në zgjedhje.
Haxhiu i ka ftuar udhëheqësit e partive politike për takim konsultativ.
Takimi, sipas thirrjes së Haxhiut, do të mbahet në lidhje me zhvillimet aktuale politike e institucionale dhe për rëndësinë e arritjes së marrëveshjes për presidentin konsensual, e edhe për formimin e institucioneve të tjera.


























