Prokuroria Speciale ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj personit të arrestuar gjatë një operacioni policor të zhvilluar të dielën në Zveçan.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari me inicialet I.M. është arrestuar nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda.
Pas arrestimit, Prokuroria Speciale ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.
Policia ka publikuar edhe pamje zyrtare nga operacioni policor dhe momenti i arrestimit të I.M.
Për kërkesën e Prokurorisë Speciale pritet të vendosë Gjykata Themelore në Prishtinë./Arbresh.info


























