Gjeneralmajori amerikan viziton KFOR-in, njoftohet me situatën e sigurisë

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, u takua me zëvendës-shefin e shtabit për operacionet e Shtabit Suprem të Fuqive Aleate, Evropë, gjeneralmajor Matthew J. Van Wanegen, në selinë e KFOR-it, në Prishtinë, transmeton KosovaPost.

Në një njoftim, KFOR-i bën të ditur se gjeneralmajor Ulutaş “përditësoi gjeneralmajorin Van Wanegen mbi trendet e fundit të sigurisë dhe mbi aktivitetet e KFOR-it në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në të gjithë Kosovën dhe stabilitetit rajonal”.

Pas Ndihmës-sekretari i Përgjithshëm për Operacione i NATO-s, Thomas Goffu, ky është ushtaraku i dytë i lartë amerikan që viziton forcat paqeruajtëse në Kosovë, KFOR-in.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika