Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, është takuar të premten me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend.
Gjini ka bërë të ditur se në takim është biseduar veçanërisht për situatën politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit dhe për sfidat institucionale.
Ai ka thënë se e ka njoftuar ambasadorin austriak se Aleanca është e gatshme të japë kontributin e saj në tejkalimin e ngërçit institucional, por vetëm për një agjendë që, sipas tij, garanton zhvillim, stabilitet dhe siguri kombëtare.
“Gjithashtu, i shpreha ambasadorit Schnetzer falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme që Austria i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës në rrugën e saj të shtetndërtimit dhe integrimit euroatlantik”, ka shkruar Gjini në një postim në Facebook./teve1.info/


























