Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ftuar në takim familjet e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas raportimeve, ftesa u është dërguar familjeve të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Takimi pritet të mbahet gjatë kësaj jave në Presidencë, ndërsa ende nuk është bërë e ditur ora e takimit./IO


























