Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka uruar Orkestrën e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” pas suksesit të arritur në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis” në Pragë, përcjell KosovaPost.
Orkestra kosovare është kthyer nga ky festival me Medaljen e Artë dhe katër çmime të tjera, duke u vlerësuar për performancën e saj të shkëlqyer.
Krahas çmimit të parë, Elton Syla është vlerësuar si violinist solist, ndërsa Princ Fanaj si violinisti më entuziast. Po ashtu, Orkestra “Amadeus” ka fituar edhe çmimin e publikut.
Haxhiu ka përgëzuar të rinjtë e orkestrës dhe gjithë ekipin, duke theksuar se ky sukses paraqet një përfaqësim dinjitoz të Republikës së Kosovës në skenën ndërkombëtare.


























