Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Ushtruese e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se sot, priti në takim shefin e ri të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX, Antero Lopes, përcjell KosovaPost.
“Vlerësova rolin e EULEX-it në mbështetjen e institucioneve të Republikës së Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, monitorimin e sistemit të drejtësisë si dhe angazhimin në çështje me rëndësi të veçantë, si trajtimi i rasteve të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje. Shpreha gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin. Z. Lopes i urova suksese në detyrën e tij të re, duke shprehur bindjen se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë të kontribuojë në forcimin e sundimit të ligjit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ajo profilin e saj në Facebook”.


























