Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, në Ditën Ndërkombëtare të personave të zhdukur ka thënë se përsërisin thirrjen për kapërcim të mos marrëveshjeve dhe punë të përbashkët për zbardhjen e fatit të tyre.
“Ne përsërisim thirrjen tonë për institucionet dhe zyrtarët që të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre dhe të punojnë së bashku për të zgjidhur rastet e personave të zhdukur”, ka shkruar ai në X.
Ai mori pjesë në ceremoninë e homazheve te përmendorja dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës. Hovenier shkroi se ishin aty për të nderuar familjet që presin ende lajm për të dashurit e tyre.