Një grua e ka raportuar në polici se është zhdukur një familjar i saj mashkull, raporton teve1.info
Sipas raportit policor, ankuesja ka raportuar të mërkurën se viktima është larguar nga shtëpia të hënën dhe nuk është kthyer më. Rasti po hetohet nga Policia.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se me datën 12.03.2023 viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendodhjen e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në komunikatë.