Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri i ndërtimit të rrugës Shëngjin-Velipojë.
Ajo do të jetë së shpejti një nga rrugët turistike më spektakolare të Mesdheut falë peizazheve mahnitëse.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Rama shkruan se vepra do të jetë një nga investimet kyç për çlirimin e mëtejshëm të potencialit fantastik të turizmit në veriun e vendit, ndërsa vijon puna për ta bërë të kalueshme që në sezonin e ardhshëm veror.


























