Në zgjedhjet presidenciale në Bosnje dhe Hercegovinë, votat e komuniteteve kryesore duket se janë orientuar sërish përgjatë linjave etnike, përcjell Kosova Post.
Boshnjakët kanë zgjedhur përsëri Denis Beqiroviçin, ndërsa serbët kanë mbështetur Zhelko Sijvanoviçin, i cili gëzon mbështetjen e liderit serb të Bosnjës, Milorad Dodik.
Në anën tjetër, kandidatura e mbështetur nga kroatët, Darijana Filipoviç, pritet të rikthejë në debat një nga çështjet më të ndjeshme politike në Bosnje dhe Hercegovinë – kërkesën për krijimin e një entiteti të tretë kroat.
Sipas kritikëve, Filipoviç është ndër figurat politike që kanë shfaqur qëndrime të afërta me disa prej kërkesave politike të kroatëve të Bosnjës, ndërsa njëkohësisht është shprehur me tone relativisht tolerante ndaj retorikës separatiste të udhëheqjes serbe në Republikën Srpska.
Rezultati i zgjedhjeve mund të ndikojë në dinamikat e ardhshme politike në Bosnje dhe Hercegovinë, veçanërisht në raportet ndërmjet tre komuniteteve kryesore dhe në debatin për riorganizimin e brendshëm të shtetit.


























