Ish-kryediplomati Skender Hyseni është ankuar në rrjetin e tij social Facebook se pasi i kishte komentuar liderit të LDK-së Lumir Abdixhiku i cili përmes një shkrimi tha se “Kurti ka bërë gabime të pariparueshme në Ohër”, ai e ka bllokuar nga Facebook-u i tij.
Hyseni tha se për të ishte hera e parë që po i komentonte “dikujt” në murin privat, por komenti i tij mesa duket nuk i ka “pëlqyer” Abdixhikut, i cili pastaj ia kishte fshirë atë.
“Pas vetëm pak sekondash, vërejta se syri “vigjilent” i Lumirit, më kishte bllokuar dhe kishte fshirë komentin tim.. Kjo është akoma më shqetësuese!”, ka shkruar Hyseni në llogarinë e tij.
Ai ka postuar edhe komentin që i ka bërë Abdixhikut, i cili tashmë është i fshirë nga postimi i tij i fundit.