Shkrimtari shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, do të pranojë sot dekretin e nënshtetësisë së Kosovës.
Dorëzimi do të bëhet nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Një muaj më parë, në Prishtinë, presidentja Osmani kishte nënshkruar këtë dekret që sipas saj, dhënia e nënshtetësisë ikonës së letërsisë shqipe është nderim për shtetin e Kosovës.