Janë bërë shtatë ditë qëkurë kanë hyrë në fuqi masat e reciprocitetit për targat e automjeteve, transmeton Kosova Post.
Situata mbetet e tensionuar.
Në dy pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë forca të mëdha të Policisë së Kosovës, duke i përfshirë edhe njësitet e specializuara, i kanë nën kontrollë të rrebt.
Siç është raportuar dje, në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok ka pasur sulm me bombë ku është djegur kjo qendër.
Provokimet nga ana e Serbisë, po ashtu nuk kanë munguar. Aeroplanët ushtarakë MIG, kanë cenuar hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës. Kryeministri Albin Kurti, situatën e ka cilësuar serioze dhe ka ftuar liderët e vendit, për të diskutuar rreth kësaj çështjeje./KosovaPost/