Kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) nga Qendra për Studime Universitare (QSU) kanë përmbyllur me sukses vlerësimin praktik “Qielli i Shqiponjave 2026”, i zhvilluar në kuadër të vitit akademik 2025/2026, përcjell KosovaPost.
Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë nëntë ditëve të angazhimit intensiv në rajonin e Gjakovës, kadetët realizuan operacione luftarake në nivel togu dhe kompanie, duke vënë në praktikë njohuritë teorike dhe aftësitë e fituara gjatë vitit akademik.
“Vlerësimi përfshiu planifikimin dhe ekzekutimin e operacioneve luftarake, drilleve të betejës, koordinimin ndërmjet njësive dhe vendimmarrjen në kushte dinamike, duke forcuar aftësitë udhëheqëse, disiplinën dhe frymën ekipore të kadetëve”- thuhet në njoftim.


























