Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 16 mars, shkruan Kosova Post.
16 Marsi është dita e 75-të e këtij viti, deri në fund të tij janë edhe 290 ditë.
16 mars 1920 – Pas Marrëveshjes (së armëpushimit) së Mondrosit, e cila ishte firmosur në Portin Mondros të ishullit Limnos mes Perandorisë Osmane dhe Shteteve të Antantës, Stambolli pushtohet për herë të dytë.
16 mars 1921 – Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) njohu zyrtarisht Qeverinë e Ankarasë dhe u firmos Marrëveshja e Moskës, e cila është edhe marrëveshja e dytë që Qeveria e Ankarasë ka nënshkruar në arenën ndërkombëtare gjatë Luftës Çlirimtare Turke që ishte në vazhdim.
16 mars 1968 – Gjatë Luftës së Vietnamit ndodhi masakra My Lai. Në këtë masakër, të realizuar nga ushtarët amerikanë, u masakruan 347 civilë.
16 mars 1988 – Qyteza Halepçe në Irak u bombardua nga 8 avionë që transportonin bomba me gaz helmues. Sulmi u bë me urdhër të Sadam Husejnit. Në këtë masakër vdiqën më shumë se 5.000 vetë, ndërsa u plagosën më shumë se 7.000 të tjerë.
16 mars 1998 – Vdes folkloristi turk Pertev Naili Boratav. Ai krijoi një arkiv të pasur me 2.000 përralla, 40 rrëfenja popullore, drama për fëmijë, këngë popullore, pjesë për teatër, këngë, anekdota dhe poezi.
16 mars 2014 – Me një referendum të diskutueshëm Krimeja u nda nga Ukraina dhe pranoi ti bashkëngjitet Rusisë.
1802 – Nënshkruhet ligji për krijimin e Akademisë Ushtarake në West Point, Nju Jork.
1827 – Botohet gazeta e parë zezake, “Freedom Journal” në SHBA.
1922 – Sulltan Fuadi kurorëzohet mbret i Egjiptit, dhe Anglia njeh Egjiptin. Fuad ishte sundimtari i nëntë i Egjipt dhe Sudanit nga dinastia Mehmet Ali. Fuad ndërroi titullin Sulltan me atë të Mbretit, një kusht që Britania vendosi për të njohur pavarësinë e Egjiptit. Para se të bëhej sulltan (1917), Fuadi kishte luajtur rol kryesor në krijimin e Universitetit të Kajros; njihet si rektori i parë i tij nga viti 1908 deri më 1913, kur dha dorëheqjen për t’iu përkushtuar përpjekjeve për t’u bërë mbret i Shqipërisë. Fakti që dinastia e Mehmet Aliut ishte me prejardhje shqiptare, e nxiti Fuadin të kërkonte fronin shqiptar, por pa sukses. Fuadi gjithashtu shërbeu si President i Shoqatës Geografike egjiptiane nga 1915 deri 1918. Ai vdiq në vitin 1936 (68 vjeç); në fron erdhi biri i tij, Faruk I, i cili u përmbys nga revolucioni egjiptian i vitit 1952 (vdiq në mërgim në Itali më 1965, në moshën 45 vjeçare). Motra e Farukut, Princesha Favzia Fuad ishte mbretëreshë bashkëshorte e Shahut të Iranit, Mohammad Reza Pahlavi, i cili u rrëzua nga revolucioni islamik më 1979.
1941 – Galeria Kombëtare e Arteve hapet në Uashington DC. Kjo galeri ka një nga koleksionet më të mira të artit në botë. Koleksioni i përhershëm përmban punime nga mesjeta deri në ditët e sotme; perfshi edhe “Ginevra de ‘ Benci”, piktura e vetme e Leonardo da Vinçit në Amerikë.
1998 – Papa Gjon Pali II i kërkon falje Perëndisë për pasivitetin dhe heshtjen e disa katolikëve gjatë Holokaustit.
2006 – Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara voton me shumicë dërrmuese për të krijuar Këshillin e OKB-së për të drejtat e njeriut.
Lindje
1751 – James Madison, presidenti i 4-t i SHBA-së († 1836)
1787 – Georg Ohm, fizikan gjerman († 1854)
1839 – Sully Prudhomme, shkrimtar francez, nobelist
1916 – Jusuf Vrioni – përkthyes dhe diplomat shqiptar (v. 2001)