Gjatë seancës së djeshme të Kuvendit të qytetit të Novi Sadit, Serbi, ku po diskutohet për shkarkimin e kryetarit Milan Gjuriq, një numër i madh i qytetarëve janë mbledhur para Kuvendit dhe në një moment kanë tentuar të hyjnë dhe të pushtojnë parlamentin e qytetit.
Me atë rast ka pasur përplasje të rënda me policinë dhe një i ri është lënduar në kokë, shkruan nova.rs.
Dje në orën 10 filloi seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të qytetit të Novi Sadit, ku diskutohet për shkarkimin e kryetarit Milan Gjuriq për shkak të tragjedisë së paprecedentë në stacionin hekurudhor.
https://www.instagram.com/reel/DDHYjwLM2QY/?igsh=Z3VsZWU0dDJxZXZr

























