Kastrati Group ka organizuar sot në pikën e tij në Veternik, Prishtinë, lojën shpërblyese “Mbushe 15€ – FITO 15€”, duke vazhduar traditën e shpërblimit të klientëve besnikë, shkruan KosovaPost.
Gjatë aktivitetit, klientët që mbushën veturën me derivate në vlerë prej 15 euro përfituan menjëherë 15 euro shtesë falas. Përveç shpërblimit të menjëhershëm, ata u bënë pjesë edhe e shortit për shpërblime të shumta, përfshirë veturën GOLF 8, si shpërblimi kryesor i lojës së madhe shpërblyese të KASTRATI, tërheqja e së cilit do të mbahet më 30 korrik.
Loja shpërblyese zhvillohet LIVE në emisionin RELOAD në TV Dukagjini. KASTRATI vazhdon të dëshmojë përkushtimin ndaj cilësisë dhe shpërblimit të klientëve.



























