Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS), ka bërë me dije se në Nënstacionin Prishtina 3, sot do të bëhen punime në ndërrimin e transformatorëve dhe kthinave të nevojshme për mbarë funksionimin e rrjetit elektrik shpërndarës.
Në njoftimin e KEDS-it, thuhet se punimet do të afektojnë konsumatorët kryesisht në lagjen Emshir.

























