Në Prishtinë po vazhdon festa për Ditën e Pavarësisë.
Qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin kryesor të kryeqytetit e po vallëzojnë e festojnë për 15-vjetorin e shtetësisë.
Video Player


Festa e mbrëmjes është kulminacioni i ngjarjeve ditore të organizuara nga organet shtetërore, përfshirë edhe parakalimin e FSK-së dhe Policisë së Kosovës.
Gjithashtu, gjatë ditës pati edhe seancë solemne të Kuvendit të Kosovës.


























