KFOR zhvillon stërvitje me helikopterë në Camp Film City në Prishtinë

Karabinierët italianë dhe ushtarët çekë të caktuar në Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe (MSU), pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, kanë zhvilluar stërvitje me helikopterë në Camp Film City në Prishtinë, përcjell KosovaPost.

Sipas njoftimit, ushtrimet janë realizuar me qëllim rritjen e gatishmërisë operacionale dhe forcimin e koordinimit ndërmjet njësive ajrore dhe personelit tokësor.

Në kuadër të aktiviteteve, janë përfshirë skenarë të ndryshëm si transporti i personelit, evakuimi i të lënduarve dhe situata emergjente, me qëllim ruajtjen e gatishmërisë dhe përmirësimin e ndërgjegjësimit situativ të trupave të KFOR-it.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish